Ndalohet në Spanjë drejtuesi i grupit "Bajri"

Diaspora

Ndalohet në Spanjë drejtuesi i grupit "Bajri"

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 13:21
Enver Bajri

Policia e Shtetit, në koodinim me Policinë Spanjolle dhe Policinë Italiane kanë arritur të ndalojnë shtetasin në kërkim ndërkombëtar Enver Bajri.

Bajri dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal “Bajri”, që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës dhe u godit disa javë më parë nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë. 

Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë në San Huan, Alicante, Spanjë. 

Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij.  

Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro.

Ai është i dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të “Organizim i emigracionit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat