E rëndë në Itali/ Qëllohet me armë shqiptari

Diaspora

E rëndë në Itali/ Qëllohet me armë shqiptari

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 08:40
Shqiptari mësohet se kishte shkuar për të grabitur

Një i ri shqiptar është qëlluar me armë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Gjithçka ka ndodhur ne Kazerta, Itali ku shqiptari mësohet se kishte shkuar për të grabitur.

Ai kishte marrë një kamion në një fermë, por pronari i saj, italiani Mario C., kishte qëlluar me armë ndaj tij, duke e plagosur.

Deri më tani mësohet se italiani që qëlloi me armë është nën hetim, ndërsa shqiptari ndodhet në spital në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Siç ka bërë të ditur Mario C., shqiptari po i grabiste kamionin kur ka marrë çiften dhe ka qëlluar ndaj tij.

Mjeti ka vazhduar të ecë, duke e goditur italianin në këmbë, ku ka pësuar një frakturë.

Shqiptari është vendosur nën hetim për vjedhjen, ndërsa italiani për tejkalim të vetëmbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat