Filantropi i njohur Richard Lukaj vizite në Qendrën Rinore Shqiptare, në Stamford

Diaspora

Filantropi i njohur Richard Lukaj vizite në Qendrën Rinore Shqiptare, në Stamford

Nga: Beqir Sina Më: 29 tetor 2018 Në ora: 08:27
Filantropi i njohur amerikan Richard Lukaj


Qendrën e re të Rinisë Shqiptare në Greenwich - Connecticut, e ka vizituar këto ditë  Filantropi dhe  sipërmarrësi Richard Lukaj - bëhet e ditur nga rrjetet sociale, raporton Bota sot.
 
Richard Lukaj, është edhe një ndër themeluesit e  Qendrës Rinore Shqiptare, në Stamford.

Po ashtu ai është edhe Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë, në Connecticut dhe ka dhënë një kontribut të shquar për kauzat shqiptare vecanërisht atë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ku për një mandat ai shërbeu edhe si President i Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan NAAC.
 
Gjatë kësaj vizite, ku kan qenë të pranishëm edhe drejtuesit e kësaj qendre, fëmijët dhe prindërit e tyre simbas rrejteve sociale , Lukaj thuhet se e vlerësoi krijimin dhe mënyrën e funksionimit të qendrës në shërbim të komunitetit shqiptar, duke përgëzuar me kete rast mësuesit dhe drejtuesit e qëndrës  për punën e tyre ne mesimin e gjuhes, cultures, histrorise e tradites shqiptare.

Lukaj që ka psotuar në llogarinë e tij në Facebook edhe një set me fotografi nga ky takim ka shkruar se ka  pasur kënaqësinë të kaloj një mëngjes me disa nga fëmijët më të mrekullueshëm, si I ka quajtur ai duke i vizituar në Qendrën e re të Rinisë Shqiptare në Greenwich, Connecticut.
Madje ai bën thirrje dhe duke përhap fjalën mes miqve dhe të gjithë komunitetit shqiptar në këtë zone, per ata që mund të jenë të interesuar të regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë qendër, e cila është jo vetëm e re, por edhe e para e till për fëmijët shqiptar në këtë komunitet.
“Për këta fëmijë fillon një kapitull i ri,”  shkruan themeluesi i kësaj qendre, sipërmarrësi Richard Lukaj duke shtuar se “tani në mënyrë lehtësisht të arritshme përfitojnë fëmijët dhe të rinjët nga të dyja qarqet Westchester dhe Fairfield, por, ka edhe një mënyrë tjetër të arritshme për frekuentim edhe për fëmijët e qytetit të Nju Jorkut, të cilët mund të bashkohen lehtë nëpërmjet linjës së udhetarve MetroNorth me kete qender” shkruan Richard Lukaj.
Kurse, në uebfaqen e Qendrës së re të Rinisë Shqiptare në Greenwich- Connecticut, shkruajn se : “Siç është diskutuar për vite me radhë, prindërit dhe të rinjtë e komunitetit në zonat e lower Fairfield dhe Westchester do të fillojnë një program për t’i mësuar gjeneratës së ardhshme gjuhën tonë të bukur e të lashtë shqipe, pasuar nga studimet sociale/historike, vallet tradicionale, klasat e këndimit dhe aktivitetet sportive. Kjo është një mundësi për të rinjtë që të njihen me kulturën e tyre dhe të shoqërohen me të rinj të tjerë në komunitet çdo të shtunë. Ne kemi klasa për mësimin e gjuhës shqipe,  valles shqiptare dhe këndimit popullor shqiptar. Klasat jepen nga mësues të çertifikuar dhe artistë që kanë fituar çmime.”

Ne po kërkojmë vullnetarë dhe donatorë për të na ndihmuar. Idealisht do të dëshironim t'u sigurojmë fëmijëve një drekë falas dhe të mbështesim familje në nevojë dhe sqarojnë se misioni I tyre është të krijojnë një hapësirë ku gjenerata e ardhshme e shqiptaro-amerikanëve mund të:
?Mësojë dhe studiojë gjuhën e bukur dhe antike shqipe.
? Mësojë për historinë, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare.
? Njihen me kulturën e tyre dhe shoqërohen me të rinj të tjerë në komunitet   

Image

Image

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat