Lobi Shqiptar – Norvegji, ndihmon me 20 mijë krona “KF LIRIA” në Kristiansand

Diaspora

Lobi Shqiptar – Norvegji, ndihmon me 20 mijë krona “KF LIRIA” në Kristiansand

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 10:33
lobi

Lobi Shqiptar vazhdon me aktivitete për integrimin sa më të mirë të shqiptarëve në Norvegji.

Së fundi, Lobi ka ndarë 20 mijë krona për Klubin Futbollistik “Liria”, në Kristiansand.

Ndihma u është dedikuar të rinjve shqiptarë si një shenjë stimulimi për motivim dhe bashkëpunim në mënyrë që edukata sportive të ngritët si një vlerë dhe cilësi sa më e lartë organizative.

Lobi Euro-atlantik Shqiptar ka për synim ngritjen dhe afirmimin e individëve,shoqatave,rrjeteve dhe secilës formë organizative që lufton për ngritje të vlerave dhe interesave tona të përbashkëta.

Lobi Euro-atlantik Shqiptar është përkrahur edhe nga vetë shteti Norvegjez.

Përkrahja e Lobit e cila synon fuqizimin e Mërgatës nën një ombrellë organizative,është përkrahje për projektin më madhorë që ka pasur Mërgata shqiptare në historinë e saj.

Lutemi për mbështetjen tuaj,në mënyrë që Mërgata e jonë të këtë organizim të strukturuar, cilësor dhe të rrjetëzuar në mbarë globin ku ka shqiptarë.

Duhet përmendur gjithashtu, bashkëpunimin e Lobit në Norvegji me Ministrinë e Diasporës, ku më herët, gjatë vitit,  janë ndarë edhe libra falas për komunitetin shqiptar.

Lobi është zëri i shqiptarëve, të cilët janë pjesë e proceseve të rëndësishme integruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat