Numri i vogël i votuesve në diasporë shkaku i krizës politike në Kosovë

Diaspora

Numri i vogël i votuesve në diasporë shkaku i krizës politike në Kosovë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 12:12
Konsultimet publike për Strategjinë dhe Ligjin për Diasporën

Interesimi i ulët i diasporës për të votuar mund të jetë shkak i arsyeve politike, ekonomike, mirëpo dhe procedurale, thuhet në raportin e Demokracisë për Zhvillim dhe Demokraci plus, I cili është publikuar të mërkurën.

Mungesa e dokumenteve të identifikimit, mungesa e njohurive për të drejtat zgjedhore, përfaqësimi i dobët i interesave të diasporës, mungesa e njohurive për procedurat e votimit, targetimi i dobët i qytetarëve jashtë vendit, kostoja e aplikimit dhe votimit, sfidat procedurale dhe afati i shkurt për regjistrim janë pengesat tjera për pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhje.

Këto dy organizata kanë dalë me një sërë rekomandimesh si në kornizën ligjore ashtu dhe në reformën zgjedhore. Rekomandohet që zhvillimi i modulit elektronik për aplikim të thjeshtësohet, të mënjanohen gabimet në futje të dhëna dhe mënjanon mbingarkën.

Në raport rekomandohet që të ketë kod identifikues jashtë si dhe ngritje të cilësisë në informim sa i përket reformës zgjedhore rekomandohet që dërgimi i aplikacioneve të bëhet me postë në ambasadë, votimi të bëhet vetëm me dokumente të Kosovës, zgjatja e afatit për pranimin e fletëvotimit si dhe votimi fizik në ambasade dhe konsullata.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka thënë se kanë dorëzuar rekomandime për përmirësim të procesit zgjedhor për votuesit nga diaspora. Lorik Pustina nga Ministria e Disporës ka thënë se kapacitet nuk kanë lejuar që të bëjnë shumë diasporën por që I kanë inkurajuar që të jenë pjesë e zhvillimeve në Kosovë.

“Në përfundim të konsultimeve publike për Strategjinë dhe Ligjin për Diasporën do të mbajmë një tryezë me partitë politike që ato me vullnetin e tyre të kenë një ose dy ulëse në Kuvend për njerëz nga diaspora”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat