Seminari rajonal për mësimin plotësues në gjuhës shqipe në Maribor të Sllovenisë

Diaspora

Seminari rajonal për mësimin plotësues në gjuhës shqipe në Maribor të Sllovenisë

Nga: Mustafë Krasniqi Më: 31 tetor 2018 Në ora: 22:54
Seminari rajonal për mësimin plotësues në gjuhës shqipe në Maribor të Sllovenisë

Më 26.10.2018, në Maribor të Sllovenisë, organizoi Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, seminar, në bashkëpunim me Këshillat e Mësuesve: Gjermania-landi i Bavarisë, Kroacia, Austria, zvicra, Italia dhe Sllovenia, etj. seminari rajonal  u mbajt, në favor të mësimit plotësues në gjuhës shqipe. Të pranishëm ishin edhe ambasadori  i Republikës së Shqipërisë dhe ai i Republikës së Kosovës.

Seminarin e hapi Alma Bejtullahu, ndërsa të pranishmit i përshëndeti përfaqësuesi  Ymer Avdiu nga Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës!

Kryesia e punës ishte: Ymer Avdiu MDIS, Alma Bejtullahu dhe Hazir Mehmeti, ndërsa seminarin e përshëndetën edhe përfaqësuesit e ambasadës së Shqipërisë e të Kosovës: Avni Kastrati, ambasador i sapozgjedhur  i Kosovës dhe ish-ambasadori i Kosovës, Po ashtu dhe Pëllumb Qazimi, ambasador nga Shqipëria, si dhe kryetarët e shoqatave të  mësuesve: Osman Ademi-Austri, Melita Oreshkoviq- Kroaci,  RagipThaçi-Itali, Mustafë Krasniqi-Bavari, Gjermani, Hamëz Morina-Zvicër dhe AlmaBejtullahu-Slloveni.

Në ditën e dytë të seminarit u bë prezantimi i situatës nëpër Këshillat e mësuesve, në ato shtete ku zhvillohet mësimi plotësues, që si shqetësim i tyre ishte rënia e numrit të nxënësve dhe mosinteresimi për shkollën shqipe nga bashkëkombësit.

Për këtë pikë të ndjeshme, folën: Melita Oreshkoviq – Kroacia, Ragip Thaçi-Italia, Osman Ademi-Austria, Alma Bejtullahu-Sllovenia, Mustafë Krasniqi- Bavari- Gjermani, Hamëz Morina-Zvicër, Folësit paraqiten vështirësitë e tyre nëpër shtete ku veprojnë dhe mënyrën se si të gjejmë metoda për ta ngritur vetëdijen e bashkëkombësit, që t’i sjellin fëmijtë e tyre në Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe.

Në fund të prezantimit, folësit dolën me qëndrim se: mësimi plotësues, nuk është i kënaqshëm në tërë mërgatën tonë shqiptare, po as në ato vende, ku shteti përkatës ndihmon dhe bënë pagën e mësuesve. Edhe pse në këtë drejtim bëhej përpjekje e madhe, diku vullnetarisht, diku me ndihmën e shtetit përkatës, gjendja është alarmante.

Andaj,  përpos vështirësive tjera, të natyrave të ndryshme, që i kanë shtetet përkatëse rreth mësimit plotësues, diskutuesit u ndalën te problemi kyç! Si problem të vetëm dhe kryesor, konstatuan se është vet prindi, andaj theksuan se: Pa gjetjen e formës së vetëdijesimit të prindit, nuk do të kemi sukses në këtë drejtim, Por, nuk u la anash as kritika ndaj ministrive përkatëse të të dy shteteve tona shqiptare. Nuk lanë pa kritikuar as mediat shtetërore, sidomos TV, të cilat nuk bëjnë, thuaj as një hap në këtë drejtim.

Seminaristët, problemin e trajtuan si shumë të sfiduar e, që do punë, sëpari ta vetëdijesojmë prindin dhe të bashkëpunojmë me shoqata, biznese dhe bashkëkombësit, atëherë të shpresojmë se do të kemi rezultate më të avansuara.

Mëtej, seminari vazhdoi me tema të ndryshme: Hazir Mehmeti  (Vjenë) –Përgatitja për orë mësimore heterogjene; Melita Oreshkoviq dhe Durdica Ramqaj (Zagreb): Flasim për Zagrebin shqip-orë mësimore në teren; Osman Ademi (Austri): Mësimi plotësues ne Austri-specifikat dhe veçoritë e saj; Anila Xhani (Gjermani): Kush humb gjuhën mëmë, humb një pjesë të identitetit te tij dhe ; Mësimi plotësues i gjuhës shqipe, përballë integrimit, globalizimit dhe asimilimit; Blanka Kovacec dhe Aida Pepaj; Përvoja dhe sfida gjatë punës më nxënës shqiptarë dhe fëmijët e tyre; Natalia Rozanski (Slloveni):Vështirësitë e integrimit të nxënësve të huaj, veçmas atyre shqiptarë në shkollat sllovene; Armenda Amiti (Slloveni);  Puna me nënat dhe vajzat shqiptare me theks të veçantë në aspektin juridik; Mervete Ismajli (Gjermani); Planifikimi i një ore mësimore me klasë të rregullt, krahasuar me planifikimin dhe organizimin e një ore mësimore,  me klasë të kombinuara përfshirë nivelin I, II dhe III; Hamëz Morina (Zvicër): Praktikë shkollore, Bajram Desku (Itali); Mësimi i gjuhës dhe kultivimi i identitetit të nxënësve nëpërmjet vizitave e të bizneseve shqiptare në Itali. Astrite Zhubi (Slloveni); Rrugët e integrimit të nënave shqiptare dhe ndikimi i tyre te fëmijët

 Ndërkaq, pjesëmarrëse me kumtesat e tyre ishin Natalija Rozinski, e cila foli për integrimin e fëmijëve. Ndërsa Simona  Fajfar (Lubjanë) me temën: Si e pash Kosovën dhe Shqipërinë në ekskursionin me grupin e nxënësve shqiptarë nga Sllovenia.Vera Xhafa – Haliti (Slloveni); Përvoja me vështirësitë e ambientimit të nxënësve dhe prindërve nga Kosova dhe Maqedonia në shkollat sllovene dhe në shoqërinë sllovene.

Dita e tretë e seminarit u hap me temën:

-Funksionimi i shkollës shqipe dhe vështirësitë e saj në mërgatë dhe, si duhet ta bindim prindin, ta sjellë fëmijën në shkollë dhe, si zhvillohet  ora praktike e mësimit me grupmosha të ndryshme? Për këto dy tema, foli Mustafë Krasniqi (Bavari – Gjermani).

Pas mbarimit të kumtesave, u formua këshilli i mësuesve për Slloveni, ku u zgjodhën kryesia e Këshillit Inicues: Alma Bejtullahu; Vera Halili dhe  Armenda Ameti. I pranishëm  në këtë Këshill Inicues ishte edhe kontribuuesi, biznesmeni, Shefki Jashari, i cili premtoi se do të jetë në shërbim të  shkollës shqipe, që vlen të ceket se kontribut të madh për mbajtjen e seminarit dhe rrjedhojën e tij dha edhe Shefki Jashari.

Seminari i përmbylli punimet, me konstatimin se gjendja e mësimit plotësues në Gjuhën Shqipe në diasporë, me të gjitha përpjekjet nuk është i kënaqshëm! Por, mbi të gjitha i dukshum dhe shpresues për të ardhmen (UB).

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat