Në Karllovc u mbajtën ditët e Kulturës shqiptare në Republikën e Kroacisë

Diaspora

Në Karllovc u mbajtën ditët e Kulturës shqiptare në Republikën e Kroacisë

Nga: Dashnim Hebibi Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 12:28
Foto @Sejfedin Prekazi

Madhështore ishte programi i Ansamblit «Shota» nga Kosova, ku kishin ardhur enkas në këtë eveniment dhe na kujtuan, se pas gjashtë dekadave kënga dhe vallja shqipe po jehon profesionalisht në shtetin mikë të Kroacisë. Valltarët dhe gjithë ekipi i këtij Ansambli u paraqitën aq mirë, sa që nuk do të harrohet kurrë nga ata që patën mundësi ta përcjellin programin e tyre. Ashtu si çdo here tjetër, kjo ngjarje, apo ky eveniment, ka treguar një unitet të pandërprerë të shqiptarëve, që të funksionojnë, si një familje e madhe, e cila me kujdes kultivon traditën e saj dhe identitetin kombëtar.

E shtuna e 27 tetorit e këtij viti, do të mbahet përjetësisht ndërmend tek të gjithë bashkëkombasit tanë që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci. Kjo datë, do të kujtohet pozitivisht gjithashtu edhe tek miqtë kroat, sidomos të rrethit të Karllovcit, me që përcollën një program shumë të pasur kuturo-artistikë dhe shijuan ushqime të këndshme nga kuzhina jonë shqiptare. E pamundur përmes pak fjalëve të këtij reportazhi të përshkruhet gjithë ajo që u pa dhe që u ndje si përcjellës i një evenimenti të shkëlqyer kulturo artistikë, që u mbajt më 27 tetor në Karllovc të Kroacisë, ku edhe tregoi, se filluan ditët e kulturës shqiptare në Republikën e Kroacisë, ku pra si sivjet, filluan në Karllovcë  të mbajtur në tetrin qytetit i cili quhet „Zorin Dom“. Se mërgata jonë në Kroaci është shumë mirë e organizuar nuk do koment, ku dihen manifestimet e tyre që janë mbajtur ndër vite e vite e duke u vlerësuar edhe nga vetë kroatët, ku për ato manifestime kanë shkruar edhe mediat kroate. E kësaj here, po ndalemi tek një eveniment tjetër shumë i rëndësishëm i mërgatës sonë në Karllovc. E për këtë eveniment, me ditë të tëra, kishin filluar të punojnë edhe mërgimtarë të tjerë shqiptarë nga vende të ndryshme të Kroacisë e sidomos me fjalë të mira për këtë eveniment, me aq mundësi sa kanë pasur. Edhe këtu shihet, se mërgata jonë, ishte, është dhe do të jetë edhe në të ardhmen shumë e organizuar dhe unike  dhe duke ruajtur miqësinë e përjetshme me popullin kroat. Primatin e organizimit e pati Bashkësia shqiptare e Prefekturës së Karllovcit në krye me kryetarin z.Besir Ziberin, ku prezentuan edhe  përfaqësues të shquar të komunitetit shqiptar nga Zagrebi, Istra, Rijeka, me një fjalë nga e gjithë Kroacia.

Image

Përmes këtij evenimenti u dha mundësia më e mirë e mundshme, që të prezentohet kultura jonë e lashtë tradicionale, duke prezentuar zakonet tona, kulturën tonë dhe gjithsesi edhe pasurinë e kuzhinës së shijshme me bollëk të kombit tonë.

Para se të filloj të përshkruaj koncertin e mrekullueshëm me valle e këngë, më duhet të theksoj, se gjithandej dëgjohej erë e këndshme e ushqimeve, që kishin përgaditur bashkëkombaset tona nëpër familjet e veta, enkas për këtë ditë, vetëm e vetëm, që të prezentohet si është më së miri edhe kjo pjesë e organizimit. Ëmbëlsira artistike ishte Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve «Shota», që kishin ardhur enkas nga Kosova, e cila me këngë dhe valle popullore bëri që të gjithë të pranishmit të kënaqen dhe të mbushen me plot energji pozitive, duke shijuar shpirtërisht programin e mirëfilltë artistikë. Si e do një organizim i këtij niveli, në emër të

Bashkësisë shqiptare të prefekturës së Karllovacit, si dhe si  organizatorë kryesor i këtij manifestimi, kryetari i Bashkësisë, z. Besir Ziberi përshëndeti të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e manifestimit të kulturës shqiptare, e cila shqiptarët e qytetit dhe të qarkut, si dhe kroate, përfaqësojnë popullin shumica traditat e tyre dhe trashëgimia kulturore.

Duhet veçuar dhe falënderuar, z.Damir Mandiq, kryetarin e Karllovcit, ku ky manifestim u mbajt nën patronatin e tij dhe bashkëorganizatorët e tjerë si: Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, Këshilli i Pakicës Kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë në Luftës Atdhetare të Kroacisë, Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci "Shkëndija", Bashkësia Shqiptare e qytetit Prefekturës së Zagrebit dhe Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, zonja Ermina Lekaj Prljaskaj.

Image

Me disa fjalë përshëndetëse para të pranishmëve foli edhe kryetari i Unionit shqiptarë në Republikën e Kroacisë, z.Esad Çollaku, pastaj, z.Gëzim Kasapolli, Ambasador i Kosovës në Republikën e Kroacisë, i cili rregullisht merrë pjesë në ngjarje të rëndësishme, që lidhen me pakicën shqiptare në Kroaci. Në këtë manifestim ishte një befasi e mirë e këndshme, se në enkas kishte ardhur edhe djali i legjendarit Adem Jasharit, pra Lulzim Jashari i cili i përshëndeti të pranishmit dhe këshillin organizativ me fjalët më të mira të mundshme. Me disa fjalë përshëndetëse foli edhe deputetja në Parlamentin e Kroacisë, zonja Ermina Lekaj Prljaskaj, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar përmes aktiviteteve të tilla. Ashtu si çdo here, kjo ngjarje, apo ky eveniment, ka treguar një unitet të pandërprerë të shqiptarëve që të funksionojnë si një familje e madhe, e cila me kujdes kultivon traditën e saj dhe identitetin kombëtar.

Në fundë të koncertit drejtori i ansamblit „Shota“ z.Shefqet Gjocaj u falënderua në thirje, z.Esad Çollakun dhe organizatorin z.Besir Ziberin, si dhe krejt në fund i dhuroi nga një monografi kryetarit të qytetit të Karllovcit, z.Damir Mandiq, zonjën Ermine Lekaj Prljaskaj dhe kryetarin e Prefekturës së Karllovcit, z. Damir Jeli?.

Image

Në asnjë mënyrë, nuk mundemi të anashkalojmë edhe moderimin maestral, të zonjës, Dorotea Kerni, e cila padyshim madhështoi me prezencën e saj, duke moderuar shkëlqyeshëm e më pastaj, këshilli organizativ, kishte menduar, që edhe për publikun kroat të ketë moderim në gjuhën kroate, ku u përkujdes znj.Marijeta  Çollaku. E gjithë programi shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Në fund të programit, si këshilli rganizativ dhe të pranishmit, folën fjalët më të mira të mundshme të këtij evenimenti, duke shpresuar, se edhe viteve të tjera, do të organizohet ky manifestim me këtë nivel të shkëlqyer profesional dhe me musafirë të shumtë. Edhe nga pjestarët e Ansamblit “Shota”, u pa një dëshirë e mirë e tyre pozitive, ku u mirëpritën me duatrokitje të herë pas hershme nga publiku.

Do ta kujtojnë për jetë të pranishmit, se Ansambli «Shota» pas 60 viteve vjenë në Karllovac. Ky Ansambël me programin e saj të mrekullueshëm gjithmonë jep emocione pozitive aty ku prezentohet tek të gjithë të pranishmit.

Pas përfundimit të koncertit, musafirët dhe të pranishmit e tjerë, patën mundësi të shijojnë specialitetet e përgaditura nga familjet shqiptare të Karllovcit. Kuzhina shqiptare ishte shumë e pasur dhe thënë shkurt e shqip nuk mungonte asgjë, ku të dukej vetja, se je në mes të Kosovës në një dasëm tipike shqiptare. Krejt në fund të këtij reportazhi, nuk e di a ka fjalë më të mirë të mundshme, se të themi: «Ju lumtë këshillit organizativ dhe për jetë të jetëve, të vazhdoj miqësia shqiptaro-kroate».

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat