Diaspora kontribuon në ekonominë shqiptare, platforma prezantohet nga Irlanda

Diaspora

Diaspora kontribuon në ekonominë shqiptare, platforma prezantohet nga Irlanda

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka prezantuar  një platformë të re, se si sipërmarrjet në disporë mund të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e sipërmarrjes Sonila Qato e prezantoi këtë platformë nga Irlanda.

Në njoftimin e Ministrisë, theksohet se tashmë për të ndihmuar zhvillimin e ekonomisë së  vendit tënd nuk është më e rëndësishme se ku ndodhesh, e rëndësishme është të bëhesh promovues i Shqipërisë.

Ministrja Qato theksoi se Irlanda dhe promovimi i platformës #ConnectIreland është një shembull i suksesshëm sesi angazhimi i diasporës mund të orientohet drejt rritjes së investimeve të huaja në vendin tënd dhe rikthimit të kontributit në ekonominë vendore. /ATSH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat