Del nga burgu dhe kërcënon përsëri ish-gruan, përfundon sërish në prangat e policisë italiane: Më shkatërroi jetën

Diaspora

Del nga burgu dhe kërcënon përsëri ish-gruan, përfundon sërish në prangat e policisë italiane: Më shkatërroi jetën

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 06:40
Foto ilustrim

Një shqiptar 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Romës, pasi kërcënonte me vdekje ish-bashkëshorten e tij.

Shqiptari e kishte të përsëritur për herë të dytë hyrjen në burg për këtë arsye, pasi ai sapo kishte mbaruar së vuajturi dënimin prej gjashtë muajsh për dhunë në familje.

Shqiptari ishte liruar nga burgu më 25 shtator të këtij viti për sjellje të mirë. Por menjëherë sapo kishte dalë nga burgu ai kishte telefonuar vazhdimisht ish-gruan, një 35-vjeçare po nga Shqipëria, duke vazhduar deri në kërcënime me vdekje.

Kërcënimet ndaj saj kishin filluar më 27 shtator, vetëm dy ditë pasi kishte dalë nga burgu, sipas tij me dëshirën për ta bërë të paguajë gruan që i ka shkatërruar jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat