Arrestohet në Itali presidenti shqiptar i klubit të futbollit dhe 3 vëllezërit e tij

Diaspora

Arrestohet në Itali presidenti shqiptar i klubit të futbollit dhe 3 vëllezërit e tij

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 10:50
Gëzim Sallaku

22 persona janë arrestuar mbrëmjen e të martës në Itali, ku mes të cilëve dhe biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku dhe vëllezëri e tij.

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë të trafikut të drogës, të përbërë nga 22 persona, midis të cilëve edhe shqiptarë.

Operacioni është kryer nga karabinierët e Brescias dhe Bergamos.

Në prangat e policisë ra edhe Gëzim Sallaku, president i klubit të futbollit ‘Darfo’, i cili militon në serinë D.

Në vilën e tij me pamje nga Liqeni Iseo, policia gjeti dhe konfiskoi 3 armë dhe municione, të cilat ishin të fshehura në garazh.

Gjithashtu gjatë operacionit, policia identifikoi një laborator droge në zonën e Bergamos.

Mediat italiane shkruajnë se në pranga kanë rënë 3 vëllezërit e Gëzim Sallaku pasi i janë gjetur tre pistoleta që i mbanin pa leje.

Janë arrestuar vëllezërit Isuf, Taulant dhe Saimir Sallaku.

Mësohet se grupi kriminal, e ushtronte aktivitetin duke filluar nga Bergamo dhe shtrihej në qytetin e Parmës deri në Valle Camonica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat