Mërgata shqiptare e mirëpret “pengimin e agresionit serb në vendin tonë”

Diaspora

Mërgata shqiptare e mirëpret “pengimin e agresionit serb në vendin tonë”

Nga: N.Sh Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 13:56
Foto ilustrim nga Lobi

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar e mirëpret vendosjen e taksës për importet nga Serbia nga Qeveria e Kosovës.

Ata thonë se ky është një vendim i drejt dhe shumë i mirëpritur nga mërgata shqiptare.

Lobi falendëron Qeverinë dhe shton se, ky është një pengim i agresionit serb në vendin tonë.

“LAJMI I MIRËPRITUR

Vendosja e masave ekonomike nga Qeveria e Republikës së Kosovës në importet e mallrave serbe, është një vendim i drejt, dhe shumë i mirëpritur nga Mërgata Shqiptare.

Faleminderit Qeverisë të Republikës së Kosovës për mbrojtjen e produkteve vendore, dhe pengimin e agresionit serb në vëndin tonë.

LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR”, shkruan Lobi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat