Pas një sëmundje të shkurtër, sot në Hässleholm të Suedisë ndërroi jetë aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare Azem Rama.
Lajmi mbi vdekjen e tij tronditi të gjithë ata që e njohën këtë njeri zemërgjërë, njeri bujar, njeri që nuk e njifte urrejtjen e mbi të gjitha atdhetar e patriot i devotshëm për Pavarsinë e Kosovë.
Ishta antarë i LDK-së që nga fillimi dhe dhe veprimtare i pa lodhshëm në fondin e 3%-it.
Azem Rama u lind në fshatin Vidishiq në vitin 1949. Ishte minatorë i minierës Trepca në Stanterg dhe aktivist i Grevës së minatoreve në vitin 1989. Në fillim të viteve të 90-ta i ndjeri migroi në Suedi ku vazhdoi aktivitetin e tijë për cështjen kombëtare.
Me ardhjen e Azemit në Suedi filloi të begatohet edhe jeta patriotike e kulturore sidomos në qytetin e Hässleholmit por edhe në rrethinat tjera ku vepronte ai. Së shpejti kyçet edhe në strukturat e LDK-së për Suedi për të mos u ndaluar asnjëherë nga aktiviteti i Tij politik e patriotik, sidomos në mbledhjen e 3%-shit për Kosovën, ndihmave tjera për arsimin e të varfërit e deri te mbledhja e fondeve të luftës që falë këtij patrioti ishin shuma të konsiderueshme.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në R. e Kosovës.