Majko i pakënaqur me buxhetin për diasporën

Diaspora

Majko i pakënaqur me buxhetin për diasporën

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 16:30
Pandeli Majko

Në buxhetin e parë që i është akorduar Ministrisë së Diasporës për vitin 2019, kreu Pandeli Majko ka mbetur i zgënjyer nga fond i akorduar për dikasterin e tij.

Fondi për Agjencinë Kombëtare për Diaporën do të jetë 16% e shumës së ka kërkuar nga ministria. Madje Majko kërkoi që vetëm për dietat të kishte 30 mln lekë, ndërsa qeveria i ka dhënë një buxhet prej 26.5 mln lekë në total për të gjitha shpenzimet.

Majko u shpreh se ky buxhet është i pamjaftueshëm për tu ardhur në ndihmë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, prandaj duhet të rishikohet sërish nga Ministria e Financave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat