Operacion blic antidrogë në Romë, arrestohet edhe një shqiptar

Diaspora

Operacion blic antidrogë në Romë, arrestohet edhe një shqiptar

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 11:16
Policia italiane

Një 34-vjeçar me origjinë marokene kishte fshehur 20 kg drogë nën shtratin e tij. Zbulimi u bë nga skuadra e lëvizshme e Policisë italiane. Kontrolli u bë në një apartament në Pietralata, pas disa ditëve hetime. I arrestuari u dërgua në burgun e Regina Coeli dhe u vu në dispozicion të Prokurorit Publik të Gjykatës së Romës.

Por, gjatë operacionit blic, u arrestuan edhe tetë persona të tjerë me 25 kg hashash. Në zonën ndërmjet Borghesiana e Zagarolo, natën e të shtunës, pas disa ditëve ndjekje, policët arrestuan D.K. me origjinë shqiptare dhe C.A. një italian nga Roma.

Të dy, brenda dy apartamenteve të ndarë me njeri tjetrin, kishin fshehur rreth një kile marihuanë. Të dy në arrest shtëpie tani janë në pritje të gjykimit nga Gjykata e Tivolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat