Prostitucioni, media britanike, ja çfarë bëjnë shqiptarët: Më goditën në bark që unë të humbisja foshnjën

Diaspora

Prostitucioni, media britanike, ja çfarë bëjnë shqiptarët: Më goditën në bark që unë të humbisja foshnjën

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 09:11
Britani

Në kronikën e zezë të mediave të huaja shiptarët zënë një vend shume të rëndësishem sidomos për sa i takon trafikut të  drogës por edhe shfrytezimit të prostitucionit dhe metodave brutale që përdorin trafikantët shqiptarë në këtë paligjshmëri.        

Dhe sipas statsitikave të policisë dhe organizatave joqeveritare në Europë por edhe në vend trafiku i qenieve njerëzore është një ndër plagët e rënda të shoqërisë shqiptare.

Kësaj teme i është kushtuar një vëmendje edhe nga media britanike “Sky News“, e cila në një investigim të bërë së fundmi, shkruan se bandat shqiptare veprojnë me mënyra të sofistikuara gjë që ka sjellë një rritje të numrit të viktimave.

Sipas statistikave të fundit të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) tregojnë një rritje prej 35% të numrit të njerëzve të trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar – shumica nga Shqipëria.

Në funksion të këtij investigimi, gazetarët e Sky Neës, kanë takuar 15 viktima të strehuara në një qendër strehimi në Vlorë, ndërsa sjell një rast të një vajze 20-vjeçare e cila shprehet se ka rënë pre e trafikimit, pasi kishte mbetur shtatzanë. Sipas saj, nëna dhe vëllai e kishin rrahur vazhdimisht për të humbur fëmijën, për shkak se ajo i kishte turpëruar.

“Ata më rrahën duke më goditur në bark që unë të humbisja foshnjën … ishte vërtet keq, sepse unë mund ta humbja fëmijën në çdo moment”, tha ajo.

Image

Pasi u largua nga shtëpia, ajo përfundoi në duart e një prej bandave të trafikimit të Shqipërisë në Itali dhe u detyrua të punonte pa paguar si një prostitutë në Mbretërinë e Bashkuar për 18 muaj.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se numri i viktimave të mundshme të trafikimit duke iu referuar autoriteteve britanike është rritur në 5.145 mes 2016 dhe 2017.

Shumica e viktimave të huaja janë nga Shqipëria, të trafikuara nga një rrjet i bandave kriminale që veprojnë në vendet evropiane, duke shitur viktimat si mallra.

Zëvendësdrejtori i NCA, Tom Doëdall, thotë se grupet janë veçanërisht elastike ndaj zbatimit të ligjit.

Ai tha: “Bandat kriminale të organizuara shqiptare po operojnë në mënyrë të sofistikuar në Britani të Madhe, ashtu siç bëjnë në disa vende të tjera në Evropën Perëndimore.

Ai shprehet se “Ata janë ato që ne i quajmë “poli-kriminelë”, kështu që jo vetëm që ata janë të përfshirë në krimin e organizuar të emigracionit dhe trafikimit, por edhe në kontrabandën e drogës, trafikimin e armëve të zjarrit dhe shpesh krimin e organizuar”.

Në vijim “Sky News”, sjell edhe histori të tjera, të cilat kanë si kryefjalë mashtrimin dhe detyrimin për të prostituuar në rrugët e Anglisë, veprimtari kjo e bandave shqiptare, ndërsa shprehet se rrjetet sociale janë përdorur nga këto banda, teksa shpallin njoftime për vende të lira pune. Të reja nga kjo kanë rënë pre e trafikimit, e më pas protituimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat