Në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri (KKShShA: www.keshilli-koordinues.at), në kuadër të manifestimeve për nder të ‘‘Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri 2018’’, në ambientet e shoqatës “Kërçova”, klubi shqiptar i shahut Arbëria organizoi një turne të hapur shahu. Ky aktivitet u ndihmua nga KKShShA, Rrjeti i Biznesve Shqiptare në Austri, ndërmarrja ‘‘Alushaj’’ dhe shtypshkronja “Alba Kopie” me pronar Gjevat Balaj.
Fillimisht, në emër të KKShShA të pranishmëve ju drejtua Vinçenc Palushaj, sekretar, i cili, ndër të tjera, nënvizoi rëndësinë e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri në promovimin e vlerava kulturore të kombit tonë, si dhe vlerësoi bashkëpunimin mes këtij subjekti dhe klubi shqiptar të shahut Arbëria me seli në Vjenë. Ai në mënyrë të veçantë u fokusua ne moton e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri “Bukë, kripë e zemër’’ duke potencuar posaçërisht pjesëmarrjen në këtë aktivitet të shahistëve të kombeve tjera, si austriakë, sirianë, etj.
Në turne morën pjesë 17 shahistë. Lojërat u zhvilluan në shtatë raunde. Për shahistët më të suksesshëm u ndanë kupa, shpërblime modeste në vlerë monetare dhe mirënjohje.
Në fund, në emër të klubit Arbëria pjesëmarrësit i përshëndeti edhe trajneri Agron Çika.
Gjyqtare e turneut ishte Margit Almert nga Federata e Shahut e Vjenës.
Ky aktivitet u mbështet dhe vizitua edhe nga aktivistët shqiptarë në Vjenë.
Renditja përfundimtare: pikë
1. Kadri Berbati 6
2. Gregor Neff, Ing 6
3. Sajadi Muhamed Faruk 5
4. Agron Çika 4,5
5. Fatos Krasniqi 4
6. Faredin Xhakaj 4
7. Safet Hyseni 4
8. Christoph Götz 4
9. Hamdi Hysenaj 4
10. Sokol Çekani 3
11. Milot Gashi 3
12. Kosay Said Isaa 3
13. Valentin Jauker, Mag. 3
14. Petrit Zenuni 3
15. Hussam Wehba 2,5
16. Labib Wehba 2
17. Hanna Wehba 2
Përndryshe, klubi shqiptar i shahut Arbëria këtë vit, si dhe dy vitet e kaluara, garon me dy ekipe në Federatën së Shahut të Vjenës. Momentalisht, pas xhiros së katërt të kampionatit në sezonin 2018/2019, në ligën e dytë të Vjenës ekipi Arbëria gjendet në vendin e dytë, ndërsa në ligën e kategorisë së dytë udhëheqë tabelën e klasifikimit në grupin prej 8 klubeve.
Në gjashtë vitet e kaluara ky ishte turneu i trembëdhjetë me radhë i organizuar nga ky klub.