Kokainë e heroinë nga Shqipëria në Itali, 10 në pranga

Diaspora

Kokainë e heroinë nga Shqipëria në Itali, 10 në pranga

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 13:59
Janë vënë në pranga 10 persona, mes të cilëve është një shqiptarë, e të tjerët janë italianë e romë

Policia italiane ka goditur mëngjesin e sotëm një grup trafikantësh shqiptaro-italian që merrte drogë në Shqipëri dhe e trafikonte në Itali.

Në operacionin policor të koduar ‘Fort Apache’ janë sekuestruar 7 kilogramë heroinë dhe 1 kilogram kokainë.

Gjatë aksionit të sotëm janë vënë në pranga 10 persona, mes të cilëve është një shqiptarë, e të tjerët janë italianë e romë.

Policia italiane e Teramos ka goditur këtë grup kriminal, pas muaj hetimesh.

Siç bëhet e ditur janë sekuestruar edhe 40 mijë euro që ishin fshehur në një furrë.

Të arrestuarit janë: Arjon Veliu, Antonella Di Febo, Anacleto Di Roço, Matteo Di Febo, Fabiano Di Febo, Emilia Di Roço, Dante Di Roço, Livia Guarnieri, Antonio Tertulliani e Maria Mavica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat