Kush është Taulanti, kreu i organizatës së kokainës në Trentino me 18 të arrestuar

Diaspora

Kush është Taulanti, kreu i organizatës së kokainës në Trentino me 18 të arrestuar

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 22:04
Grup italo-shqiptar

Një grup italo-shqiptar u godit nga karabineirët në Trentino, duke çuar në pranga 18 persona. Operacioni i koduar "Sciamano" nisi në tetor të vitit të shkuar.

Hetimet çuan hetuesit tek bari "Anny" i menaxhuar nga shtetasi italian Paolo Girardi, i konsideruar një vend ku mund të merrje kokainë në çdo kohë.

Hetimet çuan në zbulimin e ekzistencës së një grupi të mirëorganizuar, i drejtuar përveç shtetasit italian edhe nga shqiptari Taulant Shtembari.

Puna hetimore nuk u ndal thjesht në identifikimin e individëve, por për të përvijuar hartën e një organizate kriminale që vepronte në mënyrë piramidale, me ndarje të qarta të roleve dhe funksioneve të secilit prej anëtarëve.

Lënda narkotike "pritej" kryesisht në bar dhe madje, i filmuar nga kamerat mbikëqyrëse.

Një pjesë e anëtarëve shërbenin si shpërndarës, ndërsa të tjerët menaxhonin klientët e shumtë.

Nga ana tjetër, specifikë e grupit ishte përpunimi i kokainës, gjithmonë e dalluar për shkallën e lartë e pastërtisë, ndërsa përzihej me lëndë si kafeinë, manitol dhe aspirina, duke i sjellë të ardhura të shumta grupit.

Figura veçanërisht funksionale e grupit ishte i riu Vincenzo Marti, i cili menaxhonte blerjen e drogës kryesisht jashtë vendit nëpërmjet dërgesave me postë ose duke e blerë atë direkt tek furnizuesit.

Dy shtetas të tjerë ishin të përkushtuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike në mjedise për të mitur, kryesisht në Cavalese.

Një tjetër person me rëndësi në grup ishte një shtetas maroken, i quajtur Hamza Ridha, i cili kryente detyrat e ndërmjetme, duke vënë në kontakt Shëmbarin dhe Girardin.  

Grupi ishte i lidhur direkt me një ekip të trafikantëve të drogës së "nivelit të lartë" i  vendosur në Milano dhe i kryesuar nga shqiptari Petrit Arapi, shpërndarës droge me një histori qëndrimi në Val di Fiemme që e lejuan atë në kohë të vështira për të vendosur marrëdhënie me Shtëmbarin

Të gjitha hetimet kanë bërë të mundur zbulimin e rreth 1 episodeve të shpërndarjes së kokainës dhe identifikimin e të paktën 100 klientëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat