Dita e flamurit - festë gjithëkombëtare

Diaspora

Dita e flamurit - festë gjithëkombëtare

Nga: Miftar Zagragja Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 07:19
Shoqata e Gruas- Kuq e Zi ,në Villach të Austrisë dhe qytetet përrreth, organizoi kremtimin e ditës të Flamurit Kombëtar dhe përvjetorin e 106 të pavarësisë së Shqip?risë

Shoqata e Gruas- Kuq e Zi ,në Villach të Austrisë dhe qytetet përrreth, organizoi kremtimin e ditës të Flamurit Kombëtar dhe përvjetorin e 106 të pavarësisë së Shqip?risë.

Manifestimi fillojë me intonimin e himnit kombëtar.

 Në sallën,të stërmbushur me mërgimtarë, në një sallë të stolisur me flamuje dhe piktura,e foto të burrav te mdheje te kombit,kushtuar kësaj feste.             

Moderatoret: z: Bleona Selimaj dhe Donika Tusha, hapi manifestimin, me urimin përshëndetës drejtuar të pranishmëve.Pastaje në pika të shkurtra foli mbi rëndësinë e 28 Nëntorit dhe pavarësinë e Shqipërisë.Ditës se 28 nëntor te vitit 1912 e lumtur dhe e paharruar për Vlorën heroike, patrioti i mençur i kombit tonë,heroi i popullit Ismail Qemali Vlora,shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti të lirë dhe me krenari Flamurin Kuq e Zi,si çdo vend që po përkujtohet kjo ditë madhështore  e flamurit  kombëtar ditës se Pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët në të gjitha trevat ku jetojnë sot festojnë 28 Nëntorin, ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, daljen e parë publike të pjesëtarëve të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.     

Pastaj ia dha fjalën kryetares së. Shoqates se Gruas ,,Kuq e Zi ",në Villach në Austrisë.Basrije (Shabani) Weger,e cili u uroi mirëseardhje bashkatdhetarëve,zonja dhe zotërinj, të dashur fëmijë, të rinj dhe të reja, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës, ish-luftëtarë,veprimtarë,mirë se keni ardhur në festën e madhe, ditën e Flamurit Kombëtar dhe 106 vjetorin e pavarësisë të Shtetit Shqiptar.                                                                                                                                  

Falënderojmë sponsorët si. Firma,, Baci Turs",pastaj  z. Alban Hoxhaj dhe Agim Musa Të cilët me përkrahjen e tyre financiare e ndihmuan këtë tej mase.

Një falënderim i veçantë për Shoqatat që jon prezent ne ket manifestim, nga e tërë Austria.                                                                                                                      

Nga  Unioni te Shoqatave në Austrinë e Epërme,zotëri:Imer Aliu, nga Shoqata-Shqiptare,,Arberia"nga Klagenfurti,zotëri:Ardian Dervishi,nga Shoqata Kulturore Sportive Humanitare,,Atdheu” Graz, zotëri:Bashkim Shala, nga Shoqatës Kulturore Sportive Shqiptare,,Mergimi”në Steyr,zotëri:Miftar Zagragja, Nga Shoqata e Bajram Currit zotëri:Arif Musaj,nga  Shoqata  Albita zotëri:Ariel Pajuni,nga Shoqata Autokton zotëri:Avni  Miftari nga Levizja per Bashkim Kombetar  zotëri:Selim Musaj, (kryetar nderi ) Itali dhe Kryetari i UNIKOMB-it në Treviso  Italis, zotriu:Agim Mullaosmani.                              

Gëzuar,për shume mote 28 Nëntori 1912, Dita Flamurit - Shpallja e Pavarësisë  së Shqipërisë. 

Pastaj tubimi vijoi më Mësuesen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe z. Florije Bajrami  me programin e nxënësve të shkollës shqipe, një program të pasur artistik më recitale, vjersha dhe këngë.                                                                      Krenarinë  ja shtua,edhe grupi  artistik i valltarëve dhe recitime nga Italia zonja.Kosovare Krasniqi  të cilët u duartrokiten nga te pranishmit.                       

Pastaj programi vazhdoje më instrumentalistin dhe këngëtarët e mirënjohur:Florandi Band,Shyhrete Behluli me vajzën e saj Engji  e ngrohën atmosferën me këngët e tyre duke ngritur në valle  gjithë sallën.                                                                                        

Kremtuan të gjithë së bashku dhe kjo dëshmoi se shqiptarët janë të bashkuar pasi që pati prezent nga shoqatat shqiptare nga e tërë Austria  Shqipëria dhe Italia .

 Keto  aktivistë, dhe bashkëatdhetarë tanë nga:Shoqata Gruas- ,,Kuq e Zi“,në Villach,meritojnë respekt pasi që me punën e tyre treguan se si duhe të punohet me dashur e përkushtim për nder  të festës së  28 nëntori ditës të Flamurit kombëtar.Salla ku u mbajt manifestimi,ishte e mbushur përplot,kishte mbi 380 bashkëatdhetarë,ku në këtë mbrëmje vërehej atmosferë gëzimi e krenarie.

Organizimi i shqiptarëve është i domosdoshëm për të ruajtur gjuhën,kulturën dhe traditën shqiptare.Roli i mërgatës shqiptare për Kosovën dhe trojet shqiptare ka qenë dhe mbetet shumë i fuqishëm.Kjo kryesi e Shoqates se Gruas-,,Kuq e Zi“,në Villach me z.Basrije (Shabani)Weger,Hidajete Musaj dhe Florije Bajrami etj..... të vyeshëm gjithçka që kanë bërë,e kanë bërë në emër të përkushtimit për atdheun e tyre,për ta gëzuar neve këtë ditë aq te shtrenjte për shqiptarët. Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një dite e shenjtë  për të gjitha forcat politike  të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin  e kombit tonë,të bashkohen rreth flamurit,të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite të veçanet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat