Bashkësia dibrane në Nju Jork, mbajti një orë komemorative për Ruzhdi Latën

Diaspora

Bashkësia dibrane në Nju Jork, mbajti një orë komemorative për Ruzhdi Latën

Nga: Beqir Sina Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 12:59
Pjesëtar të komunitetit Shqiptar në zonën e Tri-Shteshit

Në Dibër të Madhe, këtë fund javë ka nderruar jetë Ruzhdi Lata Kryetar i Komunës dhe ish Kryemyftiu i Dibrës për disa vjet. Ndërkohë, që Dibra dje i dha lamtumirën kryetarit të Komunës së saj, ishin dhjetra dibranë në Nju Jork, e rrethinë që morën pjesë në një lutje fetare dhe një orë komemortative.
Të cilën e organizuan Qendra Islame Kulturore Shqiptare ne Staten Island NY, dhe Familja Lata duke një pritur për ngushllime me rastin e vdekjes së Kryetarit te Dibres Mr. Ruzhdi Lata, bashkëqytetarët e tyre.

Pjesëtar të komunitetit Shqiptar në zonën e Tri-Shteshit, erdhën dhe vizituan Qëndren Islame Kulturore Shqiptare gjat gjithë ditës për të ofruar ngushllimet dhe lutjet e tyre përshpirtërore për shpirtin fisnik të liderit Dibran Kryetarit t? Komunës Maxhistër Ruzhdi Lata, thanë drejtuesit e kësaj qendre të cilët me këtë rast mbajtën  edhe një lutje fetare - e quajtur simbas zakoneve myslimane tazie .

Në këtë lutje fetare, që u mbajt në Qendren Islame Kulturore Shqiptare, anëtarve të ngusht të familjes Lata, dibranët në zonën e Tri-Shteshit u shprehen ngushëllimet më të përzemerta edhe drejtuesit e Shoqatës Atdhetare Dibra, kryetari i saj Dashnor Miftari, me anëtar të kryesisë, veprimtar të njohur të të komunitetit dibran si Sinan Fishta e tjer, si dhe lider të komunitetit përfshirë Kryetari e Këshillit Shqiptar Amerikan zotin Haxhi Dauti.
Imam Tahir Kukaj një prej udhëheq?sve të kësaj qendre fetare tha : "Në përmbyllje të ditës së ngushllimeve, imamët e Qëndrës Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island lexuan nga Libri i shenjtë Kur’ani madhështore për shpirtin e merhumit/të ndjerit, ku fjalimin e rastit e mbajti Imam Ferid Bedrolli, sekretari i QIKSH, ndërsa lutjen fetare e bëri Dr. Hafiz Dhulkarneijn Vardari, Presidenti i QIKSH. Në emër të Qendres Islame Kulturore Shqiptare ne Staten Island NY, familjes Lata dhe mbarë Komunitetit Dibran dhe gjithë Shqiptarëve ju shprehim ngushllime, Zoti e meshiroftë Kryetarin e nderuar të Dibrës H. Ruzhdi Lata, Zoti e shperbleftë shpirtin e tij në Xhennet, ndërsa familjes i dhasht forcë dhe durim për të kaluar këto dite të vështira." tha Profesor Tahir Kukaj - Imam e kësaj xhamije.

Ruzhdi Lata vdiq në moshën 65 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë

Me këtë rast Këshilli Komunal i Dibrës në mbledhje të jashtëzakonshme shpalli 3 ditë zie ne këtë komunë. Sot në Dibër, anëtarët e familjes, një numër i madh i të afërmve dhe miqve të tij dhe përfaqësues të institucioneve, kryetarëve të komunave, myftive dhe imamëve nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, morën pjesë në mbledhjen përkujtimore , në nderim të Ruzhdi Latë.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, tha se Lata ishte njeriu që rrezatonte në të gjitha drejtimet që ai merrte përsipër.

“E njohim si drejtues si të institucioneve shtetërore, ashtu edhe atyre arsimore, edukator i mirëfilltë dhe në fund edhe politikan e krijues. Ne do e mbajmë mend për fjalët e tij të mençura dhe orientuese në kryesi të BDI-së”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, i cili mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Dibër së bashku me Kryetarine Parlamentit të Maqedonisë zotin Telat Xhaferri.

Ruzhdi Lata, do të kujtohet gjatë si një patriot i shquar, atdhetar , liridashës, paqedashës, besmitar i devotshëm në komb e fenë e tij, studies, historian, dhe intelektual i madh dibran, buajr dhe zemërgjerë, i mençur dhe shumë popullor. Familja humbi njeriun më të dashur të tyre, dibra dhe shqiptarët një figure të madhe, një patriot i shquar, atdhetar , besmitar i devotshëm në komb e fenë e tij.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat