Nga arresti, "ujku i vetmuar" shqiptar monopolizon shitjen e kokainës në qytetin historik

Diaspora

Nga arresti, "ujku i vetmuar" shqiptar monopolizon shitjen e kokainës në qytetin historik

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 19:57
Droga e gjetur

Një operacion i koordinuar "vetmitari" ka çuar në pranga një 24 vjeçar shqiptar me iniciale K.B, baneus në Anagni (FR).

I konsideruar si "ujku i vetmuar", i riu pavarësisht se ishte vendosur nën arrest shtëpiak, kishte vazhduar aktivitetin e tij të trafikimit të kokainës dhe hashashit.

Hetimet kanë zbuluar se ai kishte arritur të fitonte para nga shitja e drogës, pavarësisht masës së vendosur ndaj tij.

Hetimet ndaj të riut filluan në muajin maj të këtij viti në kuadër të operacionit të koduar "Brothers" i kryer në qytetin e Città dei Papi, i cili përfundoi më 8 nëntor me ekzekutimin e 6 urdhër arresteve.

I dyshuari ishte vendosur në atë periudhë, në një shtëpi që ndodhet në rrugicat e qytetit të vjetër, ku edhe takonte blerësit në mënyrë të rrufeshme. Lënda narkotike dhe përpunimi i saj kryhej në një bodrum.

I riu shqiptar kishte arritur që brenda pak muajsh të ardhjes në Anagni, të monopolizonte shitjen e drogës në atë pjesë të qendrës historike.

Gjatë hetimit, i riu u arrestua fillimisht më 12 qershor, ku u arrestua me 23 doza kokainë.

Pas arrestimit, i dyshuari iu nënshtrua arrestit shtëpiak, por ai ka "thyer" vendimin gjyqësor duke vazhduar veprimtarinë kriminale.

Gjatë hetimeve të fundit, janë zbuluar rreth 60 furnizime me kokainë dhe hashash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat