Vrau të moshuarën italiane, dënohet 30 vjet burgim shqiptarja

Diaspora

Vrau të moshuarën italiane, dënohet 30 vjet burgim shqiptarja

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 22:48
Trupi i Danielle Chatelain në Peruxhia në vitin 2016

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda e Peruxhias ka konfirmuar dënimin me 30 vjet burgim për Renata Ketën, raportojnë mediat italiane. Kete u dënua me kaq shumë vjet burg, akuzuar për vrasjen e italianes së moshuar Danielle Chatelain në Peruxhia në vitin 2016, nënvizon “Umbria Journal”.

Kete punonte në shtëpinë e të moshuarës dhe kujdesej për të. Konflikti besohet se ka nisur për shkak të dëshirës së italianes për t’u larguar, ndërsa shqiptarja ka insistuar që ajo të qëndronte.

Hetuesit italianë kanë arritur në përfundimin se shqiptarja gjatë sherrit e ka shtyrë të moshuarën nga shkallët dhe se ajo ka rënë prej andej, duke gjetur në fund vdekjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat