Lobi Euro-Atlantik Shqiptar del më letër të hapur: Nuk mund të ketë marrëveshje Shqipëri-Greqi pa funksionimin e Gjykatës Kushtetuese

Diaspora

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar del më letër të hapur: Nuk mund të ketë marrëveshje Shqipëri-Greqi pa funksionimin e Gjykatës Kushtetuese

Nga: A.M. Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 09:41
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

Kryesia e Lobit Euro – Atlantik Shqiptar ka dal me një letër të hapur  në të cilën thuhet se nuk mund të ketë  marrëveshje Shqipëri-Greqi pa funksionimin e  Gjykatës Kushtetuese.

Në letër këtë letër thuhet se “Kryesinë e Lobit Euro – Atlantik Shqiptar e shqetëson fakti i mos funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese e cila duhet të ketë 9 anëtarë, nga ku Këshillin e Lartë të Gjyqësorit prej 11 anëtarëve ,dhe Këshillin e Lartë i Prokurorisë prej 11 anëtarë , përndryshe asnjëra nga këto tri institucione të rëndësishme nuk është kompletuar, respektivisht nuk e përmbana numrin e Anëtarëve të mjaftueshëm që të veprojnë dhe të marrin vendime kushtetuese valide”.

Letër e Hapur nga Lobi Euro Atlantik Shqiptar në Diasporë                 

Nuk mund te ketë Marrëveshje Shqipëri-Greqi pa funksionimin e  Gjykatës Kushtetuese

Vakumi juridik në Republikën e Shqipërisë,

------------

Sikurse në shtetet demokratike e sidomos ato parlamentare, ashtu edhe në Republikën e Shqipërisë, pushtetet janë të ndara në legjislativ, respektivisht Parlamenti si organ më i lartë vendimarrës, ekzekutivi respektivisht qeveria me ministritë që zbaton vendimet e Parlamentit, të cilës edhe i përgjigjet dhe në gjyqësor ku bejnë pjesë të gjitha instancat e gjykatave dhe prokurorive.

Institucionet më të larta dhe të domosdoshme në hierarkinë e funksionimit dhe ndarjes së drejtësisë në Shqipëri, sipas kompetencave të tyre, janë;

1. Këshilli i Lartë Gjyqësor, 2. Këshilli i Lartë i Propurorisë, dhe ajo më e larta,

3.Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë.

Këto tri institucione të gjyqësorit kanë dhe luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ndarjen e drejtësisë dhe funksionimin e shtetit. Këtu në veçanti duhet theksuar peshën e madhe që ka Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, si gjykatë më e lartë. Institucion ky që bënë vlerësimin e kushtetushmërisë, përveç tjerash, të gjitha ligjeve, marrëveshjeve ndërkombëtare, akteve normative, e tjera, si dhe ruan Rendin juridik dhe kushtetues të shtetit.

Kryesinë e Lobit Euro – Atlantik Shqiptar e shqetsonë fakti i mosfunksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese e cila duhet të ketë 9 anëtarë, nga ku Këshillin e Lartë të Gjyqësorit prej 11 anëtarëve ,dhe Këshillin e Lartë i Prokurorisë prej 11 anëtarë , përndryshe asnjera nga këto tri institucione të rëndësishme nuk është kompletuar, raspektivisht nuk e përmbanë numrin e Anëtarëve të mjaftueshëm që të veprojnë dhe të marrin vendime kushtetuese valide.

Ky mosfunksinalitet shfaqet  si rrjedhojë i proçesit të Vetingut në drejtësi.

Sipas Ligjt të Vetingut, zbatimi i reformës  në drejtësi duhet të bëhet, përveç tjerash, që sistemi i drejtësisë të jet i pavarur dhe i paanshëm gjë qe do te ndikonte në vendosjen e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Duke llogaritur se vetingu nënkupton, rivlerësimin e personalitetit, profesionalizmit, kredibilitet dhe pasurisë të gjithë gjyqëtarëve, duke filluar nga ato themelore e gjerë te Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, por edhe të prokurorëve të të gjitha niveleve.

Ngecja e madhe që ka ndodhur në zbatimin e proçesit të Vetingut ka kontribuar që Gjykata Kushtetuese e Shqiperisë , tani e tetë muaj nuk është funksionale.

Në mungesë të kësaj Gjykate, shumë proçese jo vetëm që kan stagnuar, por mund të rrezikojnë edhe Rendin Kushtetues.

Me qenëse se Gjykata Kushtetuese është një nga Institucionet më të rëndësishme të gjyqësorit dhe autoriteti më i lartë  që garanton Rendin Kushtetues, dhe  interpretimin përfundimtar të saj.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar konsideron se Shqipëria si anëtare e aleances së NATO-os dhe si  shtet që aspiron  anëtarësim në Bashkimin Europian, nuk guxon të jet pa institucionet më të larta të gjyqësorit, sepse ky vakum mund të shkaktojë pasiguri në funksionimin e shtetit dhe ndarjen e drejtësisë në tërsi.

Shembulli konkret është  Marrëveshja Shqipëri-Greqi për delimitimin e kufirit detar e vitit 2007 - 2009, e cila ishte në dëm të Shqipërisë, e kontestuar nga Gjykata Kushtetuese, ku e njëjta në fund të vitit 2009, konstatoi se marrëveshja ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe u shpall atë akt antikushtetues.

Prandaj sot prap shteti Shqipetarë është para nënshkrimit të një Marrëveshje tjetër për delimitimin e kufirit detar me Greqinë, gjë qe sipas ekspertëve, edhe kjo është në dëm të shtetit dhe territorit shqiptar.

Meqenëse qeveria aktuale në Shqipëri i ka votat e nevojshme për aprovimin e  kësaj marrëveshje, sikurse që pati edhe qeveria e viteve 2007 – 2009, parashtrohet pyetja, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, kur dihet se ajo nuk është funksionale, si do të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë mbi këtë  Marrëveshje ?!

Apo do të lejohet që Marrëveshja si e tillë, të miratohët, dhe të hyn në fuqi ?!

Asnjë shtet nuk mund t’a lejojë një komoditet të rrezikshëm dhe të krijojë jostabilitet në institucionet më të larta të gjyqësorit sepse pasojat mund të jenë shumë ndëshkuese.

Me këtë rast, Lobi Euro – Atlantik Shqiptar i bënë thirrje presidentit të Republikës, kryetarit të Parlamentit dhe kryeministrit të Shqipërisë që sa më shpejtë t’i funksionalizojë këto institucione me qëllim që mos të shkaktohet ndonje ngërç politik dhe kushtetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat