Kishte fshehur kokainë në tullumbace, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

Kishte fshehur kokainë në tullumbace, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 20:31
Kishte fshehur kokainë në tullumbace, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, të cilit iu gjetën 1 kg kokainë 90% e pastër si dhe 4740 euro. Arrestimi i shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u kap në periferi të Romës.

Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar ra në gjurmët e policisë italiane, për faktin se lëvizte gjithmonë në makina të ndryshme. Kur vendosën ta ndalojnë, agjentët e policisë i gjetën vetëm para.

Kokaina e pastër u zbulua gjatë kontrollit në shtëpi e paketuar në disa pako plastike të fshehura brenda disa tullumbaceve të futura në qese.

Përveç drogës, gjatë kontrollit në banesë u gjetën edhe peshore, 4740 euro, nga të cilat 3600 ishin monedha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat