Serë kanabisi në Angli me vlerë 1 milionë paund, dënohen shqiptarët - Bota Sot
Serë kanabisi në Angli me vlerë 1 milionë paund, dënohen shqiptarët

Diaspora

Serë kanabisi në Angli me vlerë 1 milionë paund, dënohen shqiptarët

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 14:55
Pamje nga sera me kanabis

Ishin kapur duke u kujdesur për një serë kanabisi në Angli por kanë marrë një dënim nga gjykatat britanike me nga 3 vite brug

Dy shqiptarë që bënin rolin e kopshtarit duke u kujdesur për rritjen e 1433 rrënjë kanabis, me vlerë tregu 1 milion sterlina

Ata janë Pluton Kamberi dhe Ervis Bashllari dhe I kanë deklruara gjykatës se u përfshinë në këtë aktivitet kriminal për të paguar borxhin prej 11.000 stërlina që secili, kishin paguar për të hyrë ilegalisht në Angli. Por Gjykata e qytetit Hull në vëri të Anglisë nuk i ka marrë parasysh deklarimet tyre duke u thënë denimin.

Prokurori i çështjes e konsideroi fabrikën e kanabisit si një operacion kriminal të sofistikuar në bodrumin e një restoranti indian. Gjatë bastisjes së kësaj fabrike kanabisi policia gjeti në total 1433 rrënjë kanabis, prej të cilave 600 gati për t'u prerë e paketuar për shitje.

Kamberi dhe Bashllari i pranuar akuzat për kultivimin e lëndës narkotike të klasit B dhe më tej rrëfyen edhe arsyen e ndërmarrjes së këtij aktiviteti kriminal. Gjatë marrjes në pyetje, Ervis Bashllari i tha policisë se ai merrej me ujitjen e bimëve të kanabisit dhe supozohej të paguhej 100 stërlina në ditë por prej shumë javësh ai nuk ishte paguar . “Pas arrestimit tim dhe shkatërrimit të bimëve të kanabisit jam i frikësuar për jetën e familjes time në Shqipëri” ka pohuar 31 vjeçari.

Pas kryerjes së dënimit, Kamberi dhe Ervis Bashllari do të dëbohen nga Anglia.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...