Nëndega e LDK-së në Burgdorf, shënoi ditëlindjen e ish presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova

Diaspora

Nëndega e LDK-së në Burgdorf, shënoi ditëlindjen e ish presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova

Nga: Haki Latifi Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 17:54
Pamje nga aktiviteti simbolik

Kryesia e Nëndegês së LDK-së në Burgdorf, si në çdo vit edhe kësaj here, me një aktivitet simbolik përkujtoj ditëlindjen e Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.

Për jetën e presidentit Rugova fillimisht foli Kryetari i Nëndegës Refki Kryeziu, i cili tha se:

”Presidenti Rugova, si njeri vizionar, kishte nje ëndërr të rrënjosur thellë, një qëllim për të krijuar Kosovën një shtet demokratik, sovran dhe të pavarur nga okupatori serb. Njeriu i Madh i cili dëshiroi një “fitore” ku askush të mos humbiste, për të gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin, Rugova ishte lideri padiskutueshëm shpirtëror e moral, përkushtimi i të cilit meriton përulje dhe respekt”, tha ndër të tjera Kryeziu.

Image

Ndërsa, Haki Latifi theksoi se; „Është ndjenjë e veçantë kur sot, festojmë së bashku ditëlindjen e themeltarit të shtetit të Republikës së Kosovës Dr.Ibragim Rugova.  Ai, me vizionin e tij e ofroi Kosovën drejt botës dhe mbetet figura me emblematike e shekullit të Kaluar. Ditëlindja u shënua me një drekë rasti, duke shijuar edhe me nga një gotë të verës me shije cilësore me emërtimin: „President Rugova“-Cabernet Sauvignon & Vranç, e cila me sukses po dëpërton në tregun Zviceran! 

Njëherit u evokuan kujtime të anëtarëve të Nëndegës nga bashkëveprimtaria me ish presidentin historik Dr.Ibrahim Rugova. 

Burgdorf, 02 dhjetor 2018

Komisioni për informim i Nëndegës së LDK-së në Burgdorf(HL)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat