Rrëfen konfliktin me ish-bashkëshorten, i burgosuri shqiptar në Londër në kërkim të dy vajzave

Diaspora

Rrëfen konfliktin me ish-bashkëshorten, i burgosuri shqiptar në Londër në kërkim të dy vajzave

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 20:07
“Pa Gjurmë”, Afrim Imeraj

Një i burgosur shqiptar i është drejtuar “Pa Gjurmë”, për t’u vendosur në gjurmët e vajzave të tij. I gjendur në një burg të Londrës, Afrim Imeraj është vendosur në kontakt me moderatoren Odeta Dume përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me Skype.

Imeraj rrëfeu se me ish gruan e tij, Fatmire Gjuta, është njohur kur ajo ishte në vitin e fundit në fakultet. Ndonëse pra miratimin e prindërve të saj, çifti mori përsipër të bashkëjetonte. Ato lindën së bashku dy vajza. Sipas Imerajt, lidhja e tyre u përkeqësua fill pas lindjes së vajzave dhe arrestimit të tij në Londër më 23 mars të 2017-s. “Pas gjashtë muajsh filluan konfliktet, se nuk ishim bashkë dhe se kisha marrë denimin”, rrëfeu ai për moderatoren Odeta Dume.

Ai u shpreh se Fatmira, gjatë asaj periudhe, kaloi në depresion dhe për këtë arsye prindërit e tij e kishin dërguar në Spitalin Psikiatrik për t’u kuruar. Por sipas Imerajt, ajo nuk i konsumoi asnjëherë ilaçet e dhëna. Imeraj pohoi se dyshimet e tij se ish-gruaja kishte kaluar në depresion, u shtuan fill pasi i kishte thënë se do t’i mbyste vajzat. Imeraj rrëfeu më tutje se ata reshtën së komunikuari për gjashtë muaj resht dhe se me 16 gusht të 2018-s Fatmirën e morën prindërit e saj. Imeraj u shpreh se packa se prindërit e tij kanë tentuar të lidhen me të dhe mbesat, ato nuk ia kanë arritur diçka të tillë.

Më tej, Imeraj u shpreh se ish-bashkëshortja e tij ka marrë vajzat pa prokurën e tij dhe së bashku me babain dhe vëllain e saj kanë kaluar nga Pika Kufitare e Morinës për në drejtim të Kosovës. Ai u informua se vajzat e tij gjenden momentalisht në Gjermani, fakt ky i cili u zbulua për stafin e emisionit nga vet mamaja e ish-bashkëshortes.

Duke kërkuar nga burgu i Londrës që të takohet me vajzat e tij, Imeraj bëri me dije se me shumë gjasa përgjatë muajve mars-maj do të lirohet nga burgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat