Vranë dy kushërinj më 2016, ja sa u dënuan 5 shqiptarët

Diaspora

Vranë dy kushërinj më 2016, ja sa u dënuan 5 shqiptarët

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Eshte dhenë masa e dënimit për 5 shqiptarët të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin vrane dy kusherinj në Itali në nëntor të vitit 2016.

16 deri në 20 vite burg ka dhënë gjykata e Busto Arsizio në Milano për 5 shqiptarë, të akuzuar për vrasjen e kushërinjve të tyre Agron dhe Alban Lleshaj.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur gjatë natës mes 9 dhe 10 Nëntorit të vitit 2016 në periferi të Milanos. Viktimat u ekzekutuan me pistoletë poshtë një kompleksi banimi, pas një ndjekjeje me makinë.

Dënimi për Edmond, Elidon, Pjetër Lleshaj (ky u fundit me të njëjtin mbiemër, por pa lidhje familjare me viktimat), Eduard Nikolli dhe Fation Stojan u dha nga gjykatësja Piera Bossi. Prokurori Giuseppe D’Amico kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të pandehurit.

Sipas hetuesve, banda i ekzekutoi dy kushërinjtë pasi këta të fundit po tentonin që të zgjeronin aktivitetin e trafikut të kokainë në Legnano. Menjëherë pas ekzekutimit autorët u arratisën nga frika e gjakmarrjes nga familjarët e dy viktimave.

Për këtë arsye, përpara se të arrestoheshin nga oficerët e Monzas, banda e trafikantëve kishte lëvizur nëpër qytetet të ndryshme, në qendër dhe veri të Italisë, ndërsa një prej tyre kishte arritur që të dilte nga Italia. Ata u arrestuan mes Pistoia, Lucca dhe Belgjikë.

Nga hetimet rezultoi gjithashtu se 5 të dënuarit drejtoheshin nga një tjetër shqiptar, i njohur me nofkën “Kuqi”. Ata vendosën që t’i ekzekutonin dy kushërinjtë Lleshaj, sëbashku me një kushëri të tretë, i cili arriti të shpëtonte, në mënyrë që të mos i lejonin që të kontrollonin shpërndarjen e kokainës mes Canegrate, Legnano dhe Parabiago.

Atentati ndaj Agron dhe Alban Lleshaj u planifikua në afërsi të qendrës së Canegrate. Plot 12 plumba pistolete u zbrazën në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat