Promovim i kulturës dhe traditës shqiptare në Panairin Diplomatik në Budapest

Diaspora

Promovim i kulturës dhe traditës shqiptare në Panairin Diplomatik në Budapest

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 13:43
Pamje nga panairi

Shqipëria dhe shqiptarët u promovuan përmes kulturës, traditave, prodhimeve dhe artifakteve në Panairi VIII Diplomatik i cili u zhvillua në Budapest.

Në panairin e këtij viti morën pjesë mbi 50 përfaqësi diplomatike. Ky panair është një mënyrë fisnike për të grumbulluar fonde për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe në nevojë.    

Anita Herczegh, bashkëshortja e Presidentit hungarez János Áder, vizitoi panairin, ku, në stendën e Ambasadës së Shqipërisë, përfaqësuesit e ambasadës i treguan produktet shqiptare të ekspozuara aty.

Ky panair ishte një mundësi e mirë për të promovuar Shqipërinë dhe shqiptarët përmes kulturës, traditave, prodhimeve dhe artifakteve.

Ambasada e Shqipërisë në Budapest i shpreh mirënjohjen bizneseve dhe individëve që kontribuan për paraqitjen interesante dhe suksesin me produktet e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat