Biznesmenët shqiptarë në diasporë ftohen të investojnë në Vushtrri

Diaspora

Biznesmenët shqiptarë në diasporë ftohen të investojnë në Vushtrri

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 20:34
Pamje nga takimi

Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare në Diasporë me rastin e 5 vjetorit të themelimit është ftuar që të shikojnë mundësitë për të investuar në qytetin e Vushtrrisë.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se me ftesë të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri bashkë me kryesuesin Nasuf Aliu po marrin pjesë në shënimin e 5 vjetorit të themelimit këtij rrjeti i cili po mbahet në Vjenë të Austrisë.

Tahiri ka falënderuar kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, Ylli Blakaj për ftesën si dhe biznesmenin vushtrrias Ajet Tahiri, anëtar i rrjetit.

“Tahiri ka paraqitur para bizneseve shqiptare që veprojnë në diasporë projektin e Zonës Ekonomike në Lumadh dhe i ka ftuar diasporën që të investojnë në Zonën Ekonomike të Vushtrrisë. Po ashtu ka paraqitur idenë për një zonë ekonomike të veçantë vetëm për diasporën dhe ka ofruar që kjo zonë të themelohet në Vushtrri”, thuhet në komunikatë.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë Lazim Destani, president nderi i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, përfaqësues të bizneseve shqiptare nga Gjermania e Italia si dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës e Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat