Furnizoi Parman me 130 mijë euro kokainë, burgoset tregtari i ri shqiptar i drogës

Diaspora

Furnizoi Parman me 130 mijë euro kokainë, burgoset tregtari i ri shqiptar i drogës

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 10:28
Droga që iu sekuestrua shqiptarit në Itali

Një 21 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi po tentonte të hynte në vend pas kthimit nga Shqipëria.

I riu, gjatë vitit të kaluar, kishte kaluar një sasi të madhe kokaine për klientët e shumtë në Parma. Ai përfundoi në pranga dhe është në burgun e Anconas.

I riu, i cili u arrestua në shkurt të vitit 2017 në Parma, ku ju kap një dozë lëndë narkotike u lirua me kusht, duke vendosur masën e ndalimit të qëndrimit në qytetin e Parmas.

Tregtari i ri i drogës nuk e respektoi ndalimin dhe për gati një viti kaloi 1600 doza kokainë me një qarkullim prej 130 mijë eurosh. Karabinierët, pas shkurtit, vendosën të ndiqnin veprimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat