U themelua Fondi i Shoqatës “28 Nëntori“ Kirchdorf an der Krems

Diaspora

U themelua Fondi i Shoqatës “28 Nëntori“ Kirchdorf an der Krems

Nga: Miftar Zagragja Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 18:10
Kirchdorf

Mbledhja e: F.SH.H,,28 Nëntori “,u mbajt në Gasthaus Schinagl në Klaus e pronarit: Fehmi Hasani.

Mbledhjen e hapi kryetari i Shoqata Humanitare “28 Nëntori ” në Kirchdorf,Austria e Epërme.

z.Imer Aliu.Ku fillimisht i përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar për pjesëmarrje në mbledhjen. Pas theksimit të nevojës së themelimit të një fondi të këtillë,të pranishmit vendosën për themelimin dhe zgjodhën kryesinë te keti fondi e kësaj shoqate.

Në këtë Kuvend u zgjodh udhëheqësia e re e Shoqatës për periudhën e ardhshme dyvjeçare. Në kuvendin është zgjedhur kryesia dhe organet tjera që do të udhëheqin shoqatën. Kryesia e shoqatës është zgjedhur: Kryetar u zgjodhë z. Imer Aliu, z.Fadil Hasani,z.Besart Ramabaja ,z.Halil Halili, z.Ilmi Osmani,z.Adem Tahiri .Menaxhimin-e-Kontos ja besuan zotërinjëve z.Selver Ramabaja, z.Nazmi Murselit, z.Ermend Mullabazi dhe Ismajl Demirit.

Z. Imer Aliu i falënderoj secilin veç e veç për kohën dhe mundin e dhënë për pjesëmarrje në ketë mbledhje. Në këtë mbledhje pjesmarrës nderi ishin edhe zoterinjtë  Fatmir Elezi nga Ndërmarrja Pikëllimi i Gjermanisë, si dhe  z.Miftar Zagragja nga  Shoqata-Kulturore-Sportive-Shqiptare,,Mergimi” në Steyr të Austrisë së Epërme. Pas leximit të rregullores dhe statutit pikë për pikë, pas një debati të shkurtër u aprovua njëzëri edhe rregullorja e statuti. Me këtë rregullore percaktohet organizimi dhe puna e organëve të fondit të Shoqates,,28 Nëntori“ në Kirchdorf, për grumbullimin e mjeteve për qëllime humanitare, të Mergatës Shqiptare si dhe për,nevojate tjera  te popullit shqiptar, u tha në mbledhje.

U sqarua qëllimi i formimit të kësaj shoqate me anë të disa shembujve nga kryetari Imer Aliu i cili tha :Nëse ndonjë antari i ndodhë ndonjë fatkeqësi tragjike (vdekje) apo  gjatë udhëtimit nga Austria dhe shtete tjera të Evropës, familjes së tij i mbulohen shpenzimet për transportimin e kufomes deri në vendlindje. Ai vazhdoi me tutje ,të drejtën e shfrytëzimit të këtij fondi e kanë vetëm antarët e antarësuar dhe familja e ngusht, p.sh. prindi dhe ndonji musafir i rastit me vize te derguar nga antari i ksaj shoqate mundë t’i shfrytëzojn këto mjete. Ata ose ato qe dëshirojnë t’i bashkangjiten këtij fondi duhet të paguajnë nga muaji i parë i themelimit të fondit.Në mbledhje u tha gjithëashtu se Kryesia  e fondit te ksaj Shoqatës do të mban rregulli strikt me listën e antarëve.

Nga lista u tha se mund të fshihen personat të cilët kanë vonesë në pagesën e antarësisë për tre muaj rresht.U dakorduan gjithashtu që udhëheqësit e fondit me tri nënshkrime të kenë të drejtën për tërheqjen e të hollave në rast nevoje, në mënyrë që të mos komplikohet puna.Në fund ata u bënë një apel të gjithë bashkëvendasëve tonë nga do që të jenë, të kyqen në menyrë vullnetare në ketë Shoqatë, për të mirën tonë, me moton “sa më shumë, aq më mirë”.

Mjetet e fondit do të krijohen nga antarësimi në ,,Fondi i Shoqates,,28 Nëntori “.Kirchdorf  an der Krems.Antarsimi për antarët e ngusht të familjes do të vlen më nje ҫertifikatë vendbanimi në Austri u tha nga kryesia. U vendos gjithëashtu edhe për shumën e pagesës që për fillim në një periudhë të caktuar kohore të ketë ndryshim. Në 12 mujorin e parë u vendos të jetë shuma prej 120,00-eu me arsyetimin se fondi fillon nga zerroja pasi të konstatohet sa antarë do t’i ketë të antarësuar në këtë periudhë kohore. Shoqata e muar përsipër hapjen e kontos, ku personat e antarësuar të kenë mundësi qe deri në fund te 31-03-2019 të kenë të gjitha mundësit e hapura për pagesë.Njëherit kryesia i ftojë të gjithë mërgimtarët që jetojnë në Kirchdorf e rrethinë që të kyçen në shoqatë, për të mirën tyre.Kjo shoqatë humanitare, ka vetëm qëllime humanitare, u potencua edhe njëherë nga z.Aliu, i cili edhe njëherë kërkoj  nga bashkëvendësit që të kontribuojnë këtu sepse do t’u ndihmojë atyre personalisht në dërgimin e kufomave në vendlindje. Ai tha se, vetëm një shumë të vogël të parave që e shfrytëzojni për ahëngje në fund javes,do të ju mjafton që t’i keni shërbimet tona. Ai poashtu kërkoi që në të ardhmen të mos ndërmerrët asnjë aksion për grumbullimin e ndihmave për rastet e vdekjes së bashkëatdhetarëve, të cilët nuk janë antarësuar në fond. Ky propozim u miratua njëzërit nga të pranishmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat