Konsullata e Kosovës vë në shërbim numrin emergjent pas sulmit në Strasburg

Diaspora

Konsullata e Kosovës vë në shërbim numrin emergjent pas sulmit në Strasburg

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 23:14
Pas sulmit në Strasburg

Dy persona kanë vdekur dhe të paktën dhjetë të tjerë janë lënduar pas disa të shtënave në qytetin lindor të Francës, Strasburg.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të një tregu të Krishtlindjeve në qendër të sheshit Place Kleber.

Ambasadorja në Konsullën e Përgjithshme në Strasburg, Mimoza Ahmetaj, ka bërë të ditur se Konsullata e Kosovës e ka vënë në shërbim numrin emergjent në rast nevoje për qytetarët tanë.

Numri emergjent i Konsullatës së Kosovës është 0033 605 763 604.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat