Disa qytetar të Kosovës kapen duke kaluar ilegalisht kufirin Meksikë-SHBA

Diaspora

Disa qytetar të Kosovës kapen duke kaluar ilegalisht kufirin Meksikë-SHBA

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 21:20
Ilustrim

Agjentët e Patrullës Kufitare të SHBA-së kanë bërë një arrestim masiv të njerëzve, të cilët ishin kapur pasi kishin kaluar ilegalisht lumin Rio Grande për të hyrë në Teksas nga Meksika.

Fox raporton se në mesin e të arrestuarve janë edhe disa persona nga Kosova, kryesisht familje dhe fëmijë të pashoqëruar.

Të enjten në mëngjes u arrestuan 113 persona nga Hondurasi, Guatemala, El Salvadori dhe Kosova.

Sektori i Luginës së Rio Grandes aktualisht po bën fushata të shumta që kanë fokusin kryesor në shpëtimin dhe ndërgjegjësimin e rrezikut në lidhje me kontrabandën njerëzore.

“Ata janë njerëz, jo mallra”, është motoja e kësaj fushate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat