Kosovë, Urime Ushtrinë!

Diaspora

Kosovë, Urime Ushtrinë!

Nga: N.Sh Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 13:38
Ushtria e Kosovës

Në Parlamentin e Kosovës, sot janë votuar projektligjet e transformimit të FSK-së në Ushtri.

Për formimin e Ushtrisë së Kosovës, Lobi Euro – Atlantin Shqiptar uron qytetarët e Kosovës.

Ata përmes një komunikate theksojnë se, edhe përkundër reagimeve dhe lobimit të ashpër të Serbisë dhe Rusisë, me ndihmën e SHBA-së, u përmbyll me sukses ky proces i rëndësishëm për shtetin e Kosovës.

“Ushtria e Kosovës do të mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe Rendin Kushtetues të shtetit, njësoj për të gjithë dhe do të jet faktor stabiliteti në rajon dhe më gjërë”, shkruan Lobi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë:

Kosovë, Urime Ushtrinë!

Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës miratuan tri Ligjet e nevojshme, që hapen rrugën për transformin e Forces së Sigurisë në Ushtri të Republikes së Kosovës, akt i cili hap rrugën drejt organizimit dhe strukturimit profesional të saj.

Aprovimi i këtyre ligjeve, mundëson riorganizimin dhe transformimin në një strukturë organizative që funksionalizon detyrat dhe përgjegjësitë në kuadër të kompetencave ligjore dhe kushtetuese.

Edhe përkundër reagimeve dhe lobimit të ashpër nga Serbia dhe disa segmenteve të faktorit ndërkombëtar, përfshirë edhe Rusinë, me ndihmën dhe mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe konform të drejtës ndërkombëtare, e cila i garanton çdo shteti sovran të ketë ushtrinë e saj, më sukses u përmbyll ky proçes i rëndësishëm për shtetin e Kosovës.

Përkunder propagandes serbe, se Ushtria e Kosovës do të paraqet rrezik për minoriteti serb dhe destabilizimin e rajonit, Ushtria e Kosovës gjithënjë do të jet në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj.

Ushtria e Kosovës do të mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe Rendin Kushtetues të shtetit, njësoj për të gjithë dhe do të jet faktor stabiliteti në rajon dhe më gjërë.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar konsideron se reagimet e shtetit serb kanë të bëjnë me humbjen e përhershme të kontrollit ushtarak mbi Kosovën, dhe se formimi i Ushtrisë së Kosovës paraqet një realitet gjeostrategjik me një balancim të ri në rajon që nuk i konvenon Serbisë.

Botërisht dihet se shqiptarët asnjëherë gjatë historisë nuk kanë shkaktuar lufta, kurrë nuk kanë luftuar për të grabitur territore të huaja, asnjëherë nuk kanë shtypur popuj tjerë, siç kanë bërë vazhdimisht serbët, por gjithënjë kanë qenë paqedashës dhe kanë jetuar në harmoni, tolerancë fetare dhe ndëretnike me të gjithë.

Ushtria e Kosovës do të jet një ushtri moderne, me doktrinë pragmatike dhe karakter defanzif që do t’i ruaj dhe kultivojë të arriturat, vlerat e demokracisë, bashkjetesën dhe proçeset përparimtare për të mirën e qytetarëve të vendit.

Siç dihet Serbia në vazhdimësi është paisur me armatim modern dhe të sofistikuar nga Federata Ruse, gjë qe edhe Kosova si shtet Sovran i cili gjerë më tani ka qenë konsumues i sigurisë nderkombëtare dhe KFOR-it, të shëndrrohët në garantues i sigurisë bashkë me Shtetet e Bashkuara të Ameikës dhe aleatë e saj.

Historia na ka treguar se Serbia si shtet pretendent për pushtimin e trojeve shqiptare ndër shekuj, për Kosovën ka qenë burim rreziku permanent, prandaj formimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës është një hap i domosdoshëm, i ligjshëm dhe legjitim që është ndërmarrë në koordinim me faktorin ndërkombëtar për të garantuar sigurinë e qytetarëve të Kosovës.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar si Organizatë mbarëkomëtare me karakter nderkombëtar, mbështetë fuqishëm Ushtrinë e Republikës së Kosovës e cila do të organizohet, strukturohet dhe armatoset konform standardeve të shteteve më të fuqishme dhe më të zhvilluara perëndimore, me qëllim që Kosova të jet shtet i sigurtë garantues i paqës së përhershme.

Formimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës ka qenë një proçes i cili ka evoluar në vazhdimësi, nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), e transformuar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) pastaj në janar të vitit 2009 në Forcat e Sigurisë të Kosovës (FSK) deri në formimin e Ushtrisë së sotme dhe të nesërme të Republikës së Kosovës.

Prandaj Lobi Euro – Atlantik Shqiptar, në këto çaste, me mallë dhe respekt i kujton dëshmorët e lirisë, heronjët e kombit dhe të gjithë pjesëtarët e UÇK-ës që luftuan dhe sakrifikuan për çlirimin e Kosovës.

Ky akt madheshtorë duhët të jet moment reflektimi për institucionet e Kosovës, ti kujtojnë invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve të kombit, dhe të pyeten se a kanë bërë ate çka është dashur të bëjnë për ta.

Nderime atdheut!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit Shqiptar!

Bashkëkombas, urime formimin e Ushtrisë së Republikes së Kosovës!

14/12/2018

Lörach

Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat