Goditet kuarteti shqiptar i shitjes së kokainës, në “kohë të lirë” kryenin grabitje

Diaspora

Goditet kuarteti shqiptar i shitjes së kokainës, në “kohë të lirë” kryenin grabitje

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 08:25
Ilustrim

Dyqan kokaine, vjedhje dhe zjarr në tentativë në një klub nate për arsye xhelozie. Në pranga përfunduan dy shqiptarë, 21 dhe 23 vjeç, banues në Tavullia dhe Misano të Italisë, dhe me disa precedentë të mëparshëm.

Në kërkim janë edhe dy anëtarë të tjerë të bandës, burrë dhe grua, respektivisht 31 dhe 28 vjeç, me banim në Gradara. Për ta, hetuesit besojnë se janë larguar nga vendi, ndoshta për në Shqipëri për të shpenzuar paratë e përfituara në mënyrë të jashtëligjshme.

Shitjet e shumta të drogës janë dokumentuar nga policia e Arma midis Rimini, Riccione dhe Misano.

Hetimet e policisë filluan marsin e vitit të kaluar, kur më i vjetri i grupit, 31 vjeçari u mbajt nën vëzhgim për disa javë. Ndaj gruas së tij, ndërkohë ishte lëshuar një urdhër dëbimi.

Kuarteti furnizoi me kokainë një klientelë të madhe, kryesisht të rinj, midis Riminit, Riccione dhe Misano. Shitjet e drogës pothuajse gjithmonë ndodhën jashtë, por takimet me blerësit u realizuan në restorante dhe në klube nate.

Në "kohën e lirë", kënaqej duke realizuar vjedhje. Dy prej tyre të sukseshme, njëra kundër një supermarketi në Misano dhe një tjetër në një restorant në Riccione.

Një vjedhje në tentativë ndodhi në klubin e natës "Kristal", në Riccione. I njëjti klub, ka qenë objekt i grupit për zjarrëvënie.

Gjatë përgjimit, policia e Riccione ka zbuluar se natën e 11 majit, disa anëtarë të bandës kishin hyrë me forcë brenda klubit dhe kishin hedhur benzinë. Kalimi i një patrulle policie, kishte bërë që ata të iknin pas vendos flakën.

Shkaku ishte xhelozia e 23 vjeçarit shqiptar për partneren e tij marokene që punonte si balerinë aty. Ai nuk e pranoi dot faktin që partnerja të punonte si striptiste, prandaj kërcënoi drejtuesin e klubit të natës.

Hetuesit besojnë se çifti shqiptar mund të jenë kthyer në Shqipëri me fëmijët e tyre për të kaluar pushimet e Krishtlindjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat