Në Steyr të Austrisë u themelua Shoqata,,ODA“

Diaspora

Në Steyr të Austrisë u themelua Shoqata,,ODA“

Nga: Miftar Zagragja Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 18:12
Shoqata ,,ODA“

Me nismën e një grupi të të rinjëve, në këtë qytet është themaluar Shoqata Kulturore Sportive Shqiptare,,ODA”në Steyr,Austria e Epërme. Mbledhjen e hapi këshilli inicus i përbërë nga z. Nexhip Haliti dhe z.Fatmir Ademi.

Në fillim Nexhip Haliti i përshëndeti të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje në ketë mbledhje. Emërtimi i Shoqatës ishte e para pikë në rend dite, duke vazhduar pastaj me pikën e dytë që ishte zgjedhja e kryesisë, kryetarit, sekretarit, arkëtarit dhe antarëve te kryesise. Në pikën e tret u lexuan rregullorja dhe statusi i Shoqatës, për të lënë atë të ndryshme si pikë të fundit. Emërtimi i shoqatës ,,ODA” në Steyr, Austri e Epërme. U bë pastaje leximit të rregullores dhe statutit pikë për pikë, pas një debati të shkurtër u aprovua njëzëri edhe rregullorja e statuti.

Në kuvendin themelues është zgjedhur kryesia dhe organet tjera që do të udhëheqin shoqatën. Kryetar i shoqatës është zgjedhur z.Nexhip Haliti,nga Komuna ë Podujevës.Kryesia e Shoqatës,,ODA”përbëhet nga gjithsej 6 Antar të kryesisë, ku nga këta 4 aktiv dhe 2 si këshilldhënës të cilët punojnë ngusht dhe kanë të drejtën e Votës në vendimmarrje, si dhe ka 2 Auditor (kontrollor) të cilët e bëjnë auditim dhe justifikim e fondit dhe të punës në Shoqatë. Kryesia e Shoqatës është kjo: Kryetar u zgjodhë z.Nexhip Haliti Nënkryetar z.Ahmet Zeka, Sekretar z.Fidan Bytyqi dhe Arkatar z.Fatmir Ademi si dhe z. Adnan Ejupi dhe Muhamed (Adem)Mekolli.

Në Planin e veprimtarive për ardhmen, kemi paraparë disa aktivitete.Do të angazhohemi në lojën e fudbollit, të tenisit, shahut e të biljardit. Pastaj do të angazhohemi edhe në aktivitetet me pergaditjen e valltarev  dhe per, festa e shënuar ditët e lavdishme të hisorisë sonë kombëtare siç janë 28 Nëntori-Dita e Flamurit, 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe festat tjera me rëdnësi kombëtare.

Image

Ndërkaq në bashkëpunim me organet kompetente të komunës Steyr. Si dhe qëllimi i Shoqates është që ta ndihëmojm vendëlindjen në të gjitha sferat ku ka nevojë si dhe t`i koordinojmë takimet tona ne mërgim me bashkëvendasit. Integrimi i matejmë në jetën dhe shoqërinë Austriake, gjithashtu do të jetë pikësynimyni, Por këtu do të jemi të kujdesshëm që njëherazi të ruajmë edhe identitetin, gjuhën, kulturën dhe traditën tonë kombëtare. Shumë shpresojmë se shoqata ,,ODA” do të bashkojë bashkëkombasit e sidomos të rinjë këtu në Steyr për tu marrë me aktivitete të mirëfillta kulturore e sportive. Pra shoqata jonë do të jetë sofër e përbashkët edhe për parandalimin e ngjarjeve dhe rrugëve të padëshirueshme, në të cilat, fatkeqësisht nganjëherë po gjinden edhe të rinjtë shqiptarë. Kemi pas përkrahjen e të gjithë bashkombasëve tanë këtu në Steyr më rrethin për themelimin e shoqatës. Qysh në ditën e parë, këtu janë regjistruar mbi 90 anëtarë, të cilët kanë pranuar Statusin dhe Planin për veprimtarinë e shoqatës. Ndonëse pjesa më e madhe e anëtarësisë, i takon brezit të ri,kudo që ata jetojnë dhe integrohen e tregojnë vlera të jashtëzakonshme të tyre nga burimet shekullore me bazament kombëtar pa harruar për asnjë çast përkushtimin dhe detyrimin që kanë ndaj atdheut. Kjo është vlerë e pa tjetërsueshme dhe kjo do jetoj brezave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat