Bashkësia Shqiptare “Ilirida” Cyrih: Kosovë urime Ushtrinë

Diaspora

Bashkësia Shqiptare “Ilirida” Cyrih: Kosovë urime Ushtrinë

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 20:47
Ushtria e Kosovës

Urime e Gëzuar, Ushtrinë Republika e Kosovës. 

Urime e Gëzuar Ushtrinë e Republikës e Kosovës, bashkëkombëse shqiptarë, kudo që frymoni, kudo që jeni në mbarë rruzulllin tokësor!
Bashkësia Shqiptare “Ilirida” në Cyrih, përkrah dhe mbështetë fuqishëm Ushtrinë e Republikës së Kosovës e cila është bazament dhe kulm i Sovranitetit, që do të organizohet dhe armatoset sipas standardeve të shteteve më demokratike perëndimore, me qellim që Kosova të jetë garantues e paqes së përhershme në rajon dhe më gjerë.

Mirënjohje të thellë dëshmorëve  të rënë  për liri dhe pavarësi të Kosovës, veteranëve të luftës, invalidëve të luftës, të gjithë atyre që në forma të ndryshme kontribuuan, dhe sidomos miqve ndërkombëtarë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës në veçanti për prezencën e vazhdueshme në politik bërjen dhe në ndihmën e pa kursyer për shtetin e Kosovës.

Urojmë që të Rit e të Rejat, të këtij vendi, të rreshtohen në ushtrinë më te re të kohës, duke shërbyer me dinjitet të plotë dhe me përgatitje profesionale, dhe në bashkëpunim me Forcën më demokratike të kohës së sotme moderne. 

Në radhët e kësaj Force, shpresojmë se do të ketë edhe të RI, e të REJA, bile një numër të kufizuar, nga tërë trojet autoktone!

Ushtarë e Oficerë të Ushtrisë së Kosovës, Urime festat e fund vitit, Urime Vitin e Ri 2019.
Bashkësia Shqiptare “ILIRIDA” Cyrih – CH
Zürich: 18.12.2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat