Çdo fizik kërkon dietën e tij! Ja çfarë duhet të hani sipas formës trupore që keni!

Dieta

Çdo fizik kërkon dietën e tij! Ja çfarë duhet të hani sipas formës trupore që keni!

Më: 13 prill 2019 Në ora: 12:18
Ilustrim

Ylli i fitnesit Kamila Akerberg, 28 vjeç zbulon dietën perfekte dhe ushtrimet fizike që duhet të ndiqni për të patur një nga tre fizikët kyç – dhe karakteristikat e secilit.

Çdo ditë duket sikur një dietë e re në mode superushqimi apo stërvitja e çuditshme po shtyn median sociale të ushqejë gjithë botën.

Ndërsa këto regjime mund të funksionojnë për disa, por për të tjerë jo. Ndaj ekziston një mënyrë shumë më e thjeshtë për të qëndruar në formë.

Sekreti?! Të ushqehesh dhe të ushtrohesh sipas fizikut që ke.

Cili është tipi i trupit tuaj?

‘Ne jemi të gjithë të ndryshëm nga nga njëri tjetri dhe dhe reagojmë ndryshe ndaj trajnimeve apo ushqyerjes. Nëse keni një trup me forma dhe ndiqni një dietë të varfër apo ushtrime fizike si shoku juaj mund të mos jetë gjëja më e mirë për nevojat e trupit tuaj’, thotë Akerberg.

‘Trupi juaj është unik në çdo aspekt sidoqoftë tiparet trupore mund të karakterizohen në tipe trupore.’

Sistemi më i përdorur i tipit të trupit sot është sistemi somatotip antropometrik Heath-Carter, i cili fokusohet në aftësinë e yndyrës, muskujve dhe trupit për të ndryshuar me anë të aktivitetit fizik.

Ky sistem e ndan trupin në tre stereotipe kryesore; Ektomprf, Mesomorf dhe Endomorf.

Stereotipi ektomorf- strukturë e hollë trupore

Çfarë është një ektomorf?

Një person i cilësuar si Ektomorf është i dobët nga natyra me gjymtyrë të gjata. Këta persona kanë një strukturë të vogël kockore.

Duke qenë se këta persona kanë një shkallë të lartë metabolike humbin lehtësisht shtresat dhjamore po e kanë të vështirë të krijojnë masa muskulare. Janë nazeli në të ngrënë por shpesh mund të hanë tepër por pa shtuar në peshë. Këta njerëz kanë nivel të lartë të kortizolit.

Si duhet të stërviten?

Ektomorfët nuk mund të vënë muskuj dhe për të patur nje pamje më fit ata duhet të trajnohen intensivisht në ushtrime si squats, zgjatime etj. dhe përveç këtyre duhet të shtojnë edhe peshat në rutinën e tyre. Ata duhet të stërviten 3 – 4 ditë në javë dhe të bëjnë shumë pushim nëpërmjet ushtrimeve.

Si duhet të ushqehen?

Duhet të hanë shumë në mënyrë që të krijojnë muskuj. Duke qenë tolerantë ndaj karbohidrateve duhet të konsumojnë karbohidrate që të rrisin masën e tyre muskulore.

Mesomorfët- Fit dhe mahnitës

Çfarë është një mesomorf?

‘Trupi Mesomorf është trupi më i dëshiruar’- thotë Akerberg.

Mesomorfët janë të bekuar gjenetikisht dhe i përgjigjen shumë mirë ushtrimeve fizike. Ata janë në mënyrë natyrale muskuloz dhe të fortë dhe mund të fitojnë dhe humbasin lehtësisht peshë. Ata kanë një bel të hollë dhe shpatulla më të gjera se trupi Ektomorf.

Si duhet të stërviten?

Ndërthurja e ushtrimeve është çelësi! Duke qenë se këta persona janë muskulozë ndërthurja e ushtrimeve midis kardios dhe ushtrimeve të ushtrimit të forcës është më e përshtatshmja për një person mesomorph.

Si duhet të ushqehen?

Më e mira për Mesomorfët është një dietë mikse dhe një dietë e moderuar karbohidratesh.

Endomorfët- Trup me forma

Çfarë është një endomorph?

Një trup endomorph është zakonisht një trup i lidhur me forma dhe shtresa dhjamore të cilat nuk mund të humbasin lehtësisht. Këta njerëz kanë një kraharor të gjërë dhë kocka të shkurtra.

Si duhet të stërviten?

Një endomorph duhet të ndryshojë stilin e jetesës dhe në mënyrë që të humbasë peshë dhë të mos fitojë më.

Trajnimi i forcës do të ndihmojë në raportin e muskujve-yndyrë që përshpejtojnë metabolizmin. Sa më shumë muskulj të ketë krahasuar me yndyrën, aq më shumë kalori do të digjen, madje edhe duke pushuar.

Si duhet të ushqehen endomorfët?

Endomorfët duhet të ndalojnë karbohidratet dhe ti konsumojnë ato vetëm gjatë stërvitjes.

Shfaqin rezultate ndaj një diete të lartë në yndyrna.

Endomorfët janë të prirur ndaj inflamacionit në trup dhe duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm me konsumimin e ushqimeve inflamatore.

Cilat ushqime janë inflamatore?

Margarina, bulmeti,mishi( sidomos mishi i kuq), drithërat, ushqimet e pasura në sheqerna,gluteni, karbohidratet e rafinuara ( mielli I bardhë , orizi I bardhë, misri), kikirikët dhe vajrat bimorë( përjashtuar ullirin, kikirikun dhe kakaon)

Ushqimet anti-inflamatore.

Peshku(sidomos salmon), perimet jeshile,ushqimet që përmbajnë fibra ushqimore, arrat, vaji I lirit, erëzat dhe bimët, perimet dhe frutat me ngjyra të celëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat