Dieta javore e gjelbër

Dieta

Dieta javore e gjelbër

Më: 21 prill 2019 Në ora: 07:50
Ilustrim

Nuk është kjo një dietë vetëm për të rënë në peshë, por edhe për t’u pastruar dhe ndihmuar organizmin të rigjejë vitaminat dhe kripërat minerale të cilat jo gjithmonë ne i gjejmë në ushqimin tonë të përditshëm. Nuk është ndonjë mundim i madh të mbahet kjo diete për një javë, madje nëse ju bën mirë mund ta përdorni edhe një javë më shumë. Rënia në peshë është e garantuar, por mbi të gjitha trupi do të fitojë freski dhe do të pastrohet nga toksinat e akumuluara. Në këtë javë nuk përdoret mishi i kuq dhe ushqimet e rënduara me yndyrna. Të domosdoshme në sallatë janë lëngu i limonit dhe vaji i ullirit.

E hënë

Mëngjes-një frut, çaj mali, dy biskota pa shumë sheqer

Drekë-sallatë jeshile me një lugë të vogël vaj ulliri dhe lëng limoni, 50 gr oriz

Pasdite-një gotë me lëng portokalli

Darkë-perime të pjekura dhe supe

E Marte

Mëngjes-qumësht me dy biskota, një frut

Drekë-sallatë jeshile, 60 gr spagetti një frute

Pasdite-kafe me dy biskota

Darkë-sallatë jeshile dhe peshk ton, një fetë buke e thekur dhe një mollë jeshile

E Mërkurë

Mëngjes-Çaj jeshil me dy biskota dhe nje frut

Drekë-Fasule dhe sallate me lakra të zjera dhe të përgatitura me vaj, limon e hudhra

Pasdite-Ananas

Darkë-Supe me perime

E enjte

Mëngjes-Lëngu i tre portokalleve dhe gjysmë limoni dhe dy biskota

Drekë-Sallate me rukole dhe sallatë jeshile dhe një hamburger vegjetal , d.m.th pa qofte përgatitur në shtëpi në tost

Pasdite-Lëng portokalli

Darkë-Supe me limon dhe rrush

E premte

Mëngjes-Kos frutash dhe një frut

Drekë-Sallate, burani me dy veze të ziera

Pasdite-Leng portokalli

Darke-Karçofë të ziera dhe 50 gr makarona me salce domateje

E shtunë

Mëngjes-Çaj mali me tre feta biskote dhe një frut

Drekë-Sallate me fasule të ziera, karota dhe qepe dhe peshk

Pasdite-një kos frutash

Darkë- supe me perime dhe frute

E diele

Mëngjes-Miks frutash dhe çaj mali

Drekë-Sallatë jeshile mish pule dhe fruta

Pasdite-lëng portokalli

Darkë-spinaq i zierë përgatitur sallatë, peshk ton dhe një mollë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat