Ushtrimet më të mira për humbje të peshës

Dieta

Ushtrimet më të mira për humbje të peshës

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 16:27
Ushtrime

Në mënyrë që të kemi sa më shumë dobi nga ushtrimi për humbje të peshës, trupi ynë para së gjithash duhet të jetë i aktivizuar krejtësisht

Nëse jeni në dietë, cilido ushtrim do t’ju ndihmojë që të humbni peshë. Ushtrimet mund t’i bazoni në kardio-ushtrime ose ushtrime të fuqisë, në të dy mënyrat mund të realizoni shpenzim të madh të kalorive dhe ashtu ta lehtësoni dhe shpejtoni humbjen e kilogramëve të tepërt. Megjithatë, sa më gjatë që të bëni ushtrime të caktuara organizmi juaj bëhet gjithnjë e më efikas, kështu që dobitë nga ato ushtrime janë gjithnjë e më të vogla.

Trupi ynë, në fakt, me kalimin e kohës me ushtrime të caktuara fillon të shpenzojë gjithnjë e më pak kalori. Nëse dëshironi që të shpenzoni sa më shumë kalori, duhet që t’i ndryshoni ushtrimet dhe aktivitetet. Natyrisht që vrapimi mund të ndihmojë në humbje të peshës, por nëse trupi tashmë është mësuar me atë aktivitet, shpenzimi i kalorive do të jetë më i vogël, sepse do të ketë më pak nevojë për energji për vetë ushtrimin, ndërsa trupi mësohet shpejt me vrapim të lehtë dhe mesatar.

Ekspertët pajtohen se ushtrimet e fuqisë (mund të kombinohen edhe me ndonjë kardio-ushtrim) janë ushtrimet më efikase për humbje të peshës, sepse në to është shumë vështirë që të përshtatemi në mënyrë që të mos jenë efikase, transmeton gazeta Qysh.MePërveç shpenzimit të kalorive gjatë kohës së ushtrimeve, me këtë metodë do ta shtyni organizmin që të djegë kalori edhe për një kohë të gjatë pas ushtrimeve në fazën kur nuk jeni aktive. Kjo ndodh për shkak të së ashtuquajturës “frymëmarrje e gjatë”, që paraqet rrjedhë më të madhe të oksigjenit në fazën kur nuk jeni aktive për shkak të proceseve të ndryshme që zhvillohen si pjesë e rimëkëmbjes dhe adaptimit në ushtrime.Kjo metodë kërkon bërje të ushtrimeve dhe kardio-aktivitete me intensitet të lartë në intervale të shkurta me pauza të shkurta mes tyre. Kjo metodë ofron mundësi të shumta, për shkak se pothuajse të gjitha ushtrimet dhe aktivitetet mund të kombinohen në të. Trajnimi mund të përfshijë vetëm një ushtrim të fuqisë ose vetëm një kardio-aktivitet, por edhe shumë prej tyre.Më së shpeshti intervalet e punës së intensitetit të lartë zgjasin prej 10 deri në 30 sekonda, ndërsa pauza prej 10 deri në 60 sekonda mes intervaleve. Pauza mund të jetë pasive, pushim i plotë, por edhe aktive në mënyrë që aktiviteti të zhvillohet me intensitet të lehtë. Gjithashtu, një nga përparësitë është edhe fakti që trajnimi mund të zgjasë edhe vetëm 20 minuta, ndërsa shpenzimi i kalorive të do të jetë më i lartë në krahasim me ushtrimet që zgjasin më shumë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat