Kjo është dieta e verës për t’u dobësuar dhe për t’u nxirë më shumë

Dieta

Kjo është dieta e verës për t’u dobësuar dhe për t’u nxirë më shumë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 21:26
Ilustrim

Të pasura me vitamina, minerale dhe beta-karoten, ato janë fruti ideal i verës.

Po flasim për kajsinë, e cila është një nga frutat verore tipike protagoniste e menysë ditore. Ato mund të konsumohen si një vakt i lehtë në mëngjes, për të përjetuar një shije të shkëlqyer dhe një ndjesi freskuese.

Por, a keni dëgjuar për vetitë fantastike të dobësimit, çka ju jep juve mundësinë për të pasur një trup perfekt gjatë verës, e jo vetëm. Përfitimet e mëdha janë për trupin brenda, por edhe jashtë!

Dieta e kajsisë mund të ndiqet në mënyrë të kufizuar për disa ditë. Në veçanti është e mjaftueshme për të shijuar fruta të shijshme gjatë gjithë ditës, nga ato që favorizojnë marrjen e vitaminave dhe mineraleve.

Jo vetëm kaq, ato ndihmojnë që të ndiheni të ngopura, ndërsa ushqejnë lëkurën tuaj dhe i japin asaj shkëlqim.

Dieta e kajsisë

Për mëngjes, shijoni një filxhan çaji dhe një lugë mjaltë, si edhe një tas të vogël me kajsi. Gjithashtu, një kos me yndyrë të ulët nuk do të ishte keq. Në drekë, mbetemi tek sallata me oriz të bardhë dhe gjoks pule.

Shtojini edhe një sallatë me frutat e stinës, pa harruar kajsitë. Në darkë, peshk, perime të pjekura dhe tre kajsi. Është vakti ideal, super i shëndetshëm dhe i shijshëm.

Vetitë e kajsive për t’u nxirë shpejt

Ato janë ndër frutat më të lëngshme dhe freskuese të verës. Dhe kjo falë sasisë së madhe të vitaminave dhe mineraleve që gjenden brenda saj. Kryesorja, ky frut ka një koncentrim të lartë të vitaminës A.

Ekspertët konfirmojnë se është e mjaftueshme që t’i hani dy ditë rresht kajsitë që të merrni nevojat e plota të kësaj vitamine, këshillon Class. Pastaj përmban vitamina B1, B2, B3, B9 dhe C.

Për kripërat minerale është e pasur me kalium, fosfor, natrium, hekur, kalcium dhe zink. Ajo gjithashtu ka nivele të shkëlqyera të beta-karotenit që është thelbësor për të pasur një lëkurë të nxirë gjatë gjithë stinëve të vitit, e jo vetëm gjatë verës.

Me pak fjalë, jetojeni këtë verë me shijen e kajsive dhe do të keni përfitime fantastike në trupin dhe lëkurën tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat