Dietat e këqija vrasin më shumë njerëz se duhani

Dieta

Dietat e këqija vrasin më shumë njerëz se duhani

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 06:08
Ilustrim

Studimi ka treguar që ushqimet e shpejta nuk janë problemi kryesor, duke kërkuar që të ndryshohet tradita e ngrënies.

Teksa sheqeri dhe dhjamërat janë tepër të dëmshme, problemi më i madh është mungesa e ushqimeve të shëndetshme në dietën tonë, tregon një studim i ri.

Dietat e pashëndetshme janë përgjegjëse për 11 milionë vdekje, të cilat mund të ishin shmangur lehtësisht, që e bën këtë problem më serioz se pirja e duhanit, tregon i njëjti studim. Studimi ka treguar që ushqimet e shpejta nuk janë problemi kryesor, duke kërkuar që të ndryshohet tradita e ngrënies dhe të futen brenda dietës ushqim vegjetative dhe frutat. Teksa e dimë që sheqeri dhe dhjamërat janë shumë të rrezikshme për shëndetin tonë, duhet ta konsiderojmë që dietat tona janë të mbushura me shumë ushqime të pashëndetshme, gjë që është edhe më e rrezikshme se pirja e duhanit.

Sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru janë të lidhura ngushtë me dietat e pashëndetshme dhe vdekjet e parakohshme, të ndjekura nga kanceri dhe dy lloje të ndryshme të diabetit. Studimi tregon që e ngrëna dhe e pira me rregull mund t’i evitojë të paktën një në pesë vdekje të parakohshme në të gjithë botën.

Ky kërkim tregon që të paktën një nga pesë vdekje të parakohshme mund të evitohen me anë të ushqimit të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat