Gruaja tregon sekretin se si humbi 140 kilogramë

Dieta

Gruaja tregon sekretin se si humbi 140 kilogramë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 07:57
Foto

Një nënë ka bërë publike transformimin e trupit, duke humbur pothuajse 140 kilogramë, konkretisht gjysmën e peshës së trupit të saj.

Katrina Wright, 40, nga Londra Lindore, e cila ka rënë prej madhësisë 24 deri në 8, peshonte më së shumti 250 kilogramë.

Wright bëri të ditur paraprakisht se iu kishte nënshkruar një operacioni gastrik, i cili i ndihmoi të humbiste 80 për qind të yndyrës në trup.

Ajo gjithashtu bëri ndryshime në dietën e saj, duke përfshirë karbohidrate komplekse, zarzavate me gjethe dhe sallatë për të rregulluar dhe përmirësuar shëndetin e saj në zorrë.

“Operacioni ishte i frikshëm, por edhe emocionues, pasi më shtyu të edukohesha për trupin tim”, deklaroi nëna e ve.

Indeksi i masës së trupit është tani normal dhe Katrina tani peshon vetëm 70 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat