Si ta sheshoni barkun duke bërë këtë gjë para çdo vakti

Dieta

Si ta sheshoni barkun duke bërë këtë gjë para çdo vakti

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 21:24
Foto

Gjëja më e padëshiruar kur marrim kilogramë është pa dyshim barku, i cili bëhet menjëherë i dukshëm.

Të gjithë e dimë që nuk është aq e thjeshtë ta sheshojmë barkun, por jo e pamundur. Edhe pse mund të keni provuar çdo gjë, keni ende shpresë. Jo, nuk do t’ju themi të shkoni në palestër se e dimë që jeni shumë dembelë për ta bërë.

Zgjidhja në këtë rast është uthulla e mollës.

Ajo njihet për benefitet e saj të shumta, si përshembull: ul sheqerin në gjak, ul kolesterolin, përmirëson shëndetin e zemrës dhe e fundit, ku do të ndalemi paksa, djeg yndyrën në zonën e barkut.

Uthulla e mollës është e pasur me vitamina dhe antioksidantë.

Po ashtu, është ndër të paktit përbërës bio që mban pH natyral në trupin tuaj, gjë që e bën perfekte për djegien e yndyrës.

Me uthullën e mollës dhe me përbërës të tjerë natyralë mund të përgatisni një pije që do t’ju ndihmojë të sheshoni barkun brenda pak ditëvePërbërësit që ju duhen për të përgatitur pijen:

– 1 filxhan ujë i vakët
– 1 lugë gjelle lëng limoni i freskët
– 1 lugë gjelle uthull molle (e papërpunuar)
– 1 lugë gjelle pluhur speci i kuq
– 1 lugë gjelle mjaltë

Konsumojeni këtë pije 30 minuta para çdo vakti, rregullisht të paktën për një muaj për të parë rezultatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat