Në stinën e verës ndiqeni këtë dietë

Dieta

Në stinën e verës ndiqeni këtë dietë

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 14:23
Foto

Sa më shumë fruta, perime, orë të kaluara në diell, kripëra minerale dhe vaj ulliri. Jo vetëm për një trup perfekt, por edhe për një verë të kaluar shëndetshëm.

Ushqime të lehta

Ky është “password”-i për të hyrë tërësisht në stinën e verës. Ha ushqime të përshtatshme për ditët e nxehta, që e mbrojnë lëkurën nga ekspozimi i gjatë në diell. Kjo do të thotë të korrigjosh ditën tënde me ushqime të pasura me vitamina dhe kripëra minerale.

Në dritën e diellit

Në kohën e lirë, gjatë ditëve të verës, kalo më shumë kohë në dritën e diellit. Pas shumë kohëve të kaluara brenda shtëpisë, mbuluar nga veshjet, trupi ka nevojë për dritë, por edhe për ushqime të freskëta dhe të lehta. Kështu, nuk e rëndon organizmin me një proces të gjatë tretjeje, që përkon energji e që shpesh favorizon ndjesinë e nxehtësisë dhe gjumit.

Kripëra minerale

Përveç shtimit të rrezeve diellore, detyrimisht trupi ndjen edhe rritjen e temperaturave. Të nxehtit favorizon djersitjen e bashkë me to organizmi humbet edhe kripëra minerale, që janë vërtet shumë të rëndësishme. Prandaj, në dietën tënde, nuk duhet të mungojnë dozat e duhura të potasit dhe kripërave minerale.

Diell dhe vetëm diell

Trupi yt ka nevojë për diell. Ekspozimi nën rreze garanton në mënyrë të mjaftueshme prodhimin e brendshëm të vitaminës D. Por me kalimin e moshës prodhimi i brendshëm nuk mjafton. Organizmit i duhen shtuar së jashtmi produkte të pasura me vitaminë D, për të arritur dozat e përditshme të rekomanduara. Prandaj, sa më shumë salmon! Është një minierë vitaminash D.

Domate kundër plakjes

Lufto radikalet e lira duke konsumuar sa më shumë domate. Shumë varietete për një koncentrat shëndeti. Vera është momenti i duhur për t’i shijuar: në sallatë, të mbushura dhe si një garniturë për të gjitha pjatat e ftohta.

Fruta që në mëngjes

Filloje ditën me një dozë vitaminash, zëvendëso pijet e nxehta si kafeja dhe çaji me një lëng frutash të shtrydhura ose të centrifuguara. Është gotë plot me shëndet, ëmbëltues natyralë, energji dhe shije.

Vaj ulliri

Cilësitë ushqyese të produktit të famshëm mesdhetar janë ideale për të mbrojtur lëkurën nga brenda. Vaji i ullirit ka aciditet të ulët, përmban vitaminë E, acide yndyrore dhe fenole. Është një antioksidues natyral.

Pijet alkoolike

Vera, birra, dhe pijet e tjera alkoolike duhen eliminuar nga tavolina, nëse ke si qëllim të dobësohesh. E para: janë shumë të pasura me kalori. E dyta: e rrisin edhe më shumë ndjesinë e vapës.

Lëkura mbrohet kështu

Dieta nuk mjafton për të mbrojtur lëkurën. Duhet të mbrohet gjithë sipërfaqja e trupit me produkte solare. Kremi formon një mbrojtje kundër sulmeve të rrezeve të diellit, kripës dhe erës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat