Mjafton vetëm një javë për të eliminuar kilet e tepërta përgjithmonë, mësoni ku qëndron sekreti

Dieta

Mjafton vetëm një javë për të eliminuar kilet e tepërta përgjithmonë, mësoni ku qëndron sekreti

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 06:26
Ilustrim

Vjeshta është koha ideale për rehabilitimin e kileve të tepërta të marra gjatë këtyre muajve të fundit. Në vetëm një javë.

Dieta, në raste emergjente, kur shtojmë shumë në peshë është efikase, por herë-herë është edhe shkak i çrregullimeve në organizëm. E vërteta është se nuk duhet të harrojmë ushtrimet fizike, palestrën ose vrapin në natyrë.

Për ata që nuk kanë kohë për dy të parat, ka një zgjidhje. Jorge Kruz, një nga gjimnastët më me zë në Amerikë, këshillon në librin e tij “8 minuta në mëngjes” se vetëm me 8 minuta para se të dilni nga shtëpia dhe me një program të zgjedhur dietologjik, është mëse e mjaftueshme për të humbur kilogramët e tepërt, thjesht dhe përgjithmonë. Për vetëm një javë, thuajuni jo pijeve alkoolike, ëmbëlsirave, ushqimeve të skuqura, kripës së tepërt në ushqim dhe limitoni vajin e ullirit.

Këshilla e fundit: Pini të paktën dy litra ujë në ditë.

E HËNË
Mëngjesi: Një kos të thjeshtë, kafe ose çaj jeshil 

Paradite: Dy feta ananas
Dreka: Mish pule i pjekur, pa lëkurë, 200 gramë spinaq, sipas dëshirës.

Pasdite: Një petë energjike (janë ushqime proteinike në formën e çokollatës, me drithëra, me çokollatë të zezë dhe me shije të ndryshme, si: mjaltë, qershi, luleshtrydhe etj.)
Darka: Peshk të llojit që dëshironi, me sallatë dhe avokado.

E MARTË

Mëngjesi: Dy feta biskota integrale me marmelatë, kafe ose çaj jeshil

Paradite: Një petë energjike

Dreka: Dy vezë dhe sallatë sipas dëshirës
Pasdite: Një lëng portokalli

Darka: Mish viçi, 200 gramë, zarzavate

E MËRKURË
Mëngjesi: Kos i thjeshtë, kafe ose çaj jeshil
Paradite: Një fetë shalqi
Drekë: Zarzavate, 60 gramë, dhe sallatë jeshile
Pasdite: Petë energjike
Darka: Levrek (sasia sipas dëshirës) me kungull të njomë të pjekur në skarë.

E ENJTE

Mëngjesi: 40 gramë drithëra integrale, çaj jeshil ose kafe
Paradite: Një petë
Drekë: Salmon në skarë me sallatë jeshile dhe misër

Pasdite: Dy feta ananas
Darka: Djathë i bardhë, 100 gramë, dhe brokoli sipas dëshirës

E PREMTE

Mëngjesi: Drithëra integrale, 40 gramë, çaj jeshil ose kafe

Paradite: Lëng portokalli, përzier me lëng limoni apo qitroje sipas dëshirës
Dreka: Makarona integrale me kimë rrepash, 50 gramë, dhe kopër, 100 gramë
Pasdite: Një petë 
energjike

Darka: Ton i freskët, 120 gramë, sallatë jeshile dhe selino

E SHTUNË 
Mëngjesi: Dy feta biskota integrale me marmelatë, shoqëruar me kafe ose çaj jeshil 
Paradite: Një petë energjike
Drekë: Mish pule, gjeli ose lepuri, 200 gramë, shoqëruar me sallatë jeshile
Pasdite: Shalqi
 Darka: Peshk, 250 gramë, speca dhe kopër

E DIEL Mëngjesi: Kos i thjeshtë, kafe ose çaj jeshil
Paradite: Dy feta ananas
Dreka: Salmon në skarë, 200 gramë, sallatë sipas dëshirës dhe avokado
Pasdite: Një petë energjike

Darka: Mish gjeli, 200 gramë, sallatë jeshile me selino

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat