Si të humbisni 11 kile përmes dietës 21 ditore - Bota Sot
Si të humbisni 11 kile përmes dietës 21 ditore

Dieta

Si të humbisni 11 kile përmes dietës 21 ditore

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 15:30
Ilustrim

Përkundër besimit popullor, humbja e peshës nuk është një kërkesë thjesht estetike, por një nevojë fiziologjike. Nutricionisti Marco Borges ka hartuar dietën 21-ditëshe, e ndjekur nga të famshëm si Beyoncé, Jennifer Lopez dhe Shakira.

Qëllimi i kësaj diete është që të humbni 11 kilogramë në 3 javë, por të hani në mënyrë të ekuilibruar, të larmishme dhe të shëndetshme.

– konsumoni një sasi të lartë të perimeve të freskëta, e cila garanton një furnizim adekuat të ujit dhe mineraleve;

– të ushqeheni me ushqime të papërpunuara, por të thjeshta, për të lejuar trupin të mos marrë peshë;

– jepini përparësi ushqimeve të pakta në yndyrë për të shmangur ngritjen e vlerës së kolesterolit në gjak;

– kufizoni konsumin e kripës së tryezës (dietë me kripë të ulët) për të minimizuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit;

– inkurajoni marrjen e fibrave bimore të cilat përveç rregullimit të funksionit të zorrëve, gjithashtu kontribuojnë në humbjen e peshës;

– pini të paktën dy litra ujë në ditë për të optimizuar shkëmbimin e ujit.

Ushqimet kryesore për të cilat dieta e 21-ditëve është e bazuar:

– Mollë

– Arra

– Farat Chia

– Kivi

– Boronica

– Limon

– Piper djegës

– Xhenxhefil

– Lëng panxhari

– Spinaq

5 pikat themelore të dietës 21-ditore:

1.Ushqeni me ushqim të freskët

Duke u dhënë përparësi ushqimeve të freskëta në vend të atyre të përpunuara, eleminimi i toksinave përmirësohet dhe në të njëjtën kohë proceset tretëse lehtësohen, duke përmirësuar tërë metabolizmin. Koncepti i "freskisë" i referohet kryesisht frutave, perimeve dhe drithërave, të cilat duhet të konsumohen rregullisht dhe në doza të larta.

2.Ndiqni modelin 80% -10% -10%

Sipas kësaj skeme është e nevojshme që dieta të përmbajë 80% të karbohidrateve komplekse të pranishme në fruta dhe perime; 10% e proteinave jo vetëm që rrjedhin nga mishi, por edhe nga bishtajoret dhe drithërat, duke pasur parasysh që proteinat bimore (siç janë ato që gjenden në farat chia, ose bishtajoret) kanë një vlerë të lartë ushqyese; dhe 10% të yndyrës totale.

3.Konsumoni vetëm tre vakte kryesore

Dieta 21-ditëshe nuk përfshin paradrekë ose pasdrekë, por vetëm tre vakte të ndara midis mëngjesit, drekës dhe darkës.

4.Pini shumë ujë

Sipas skemës dietike të këtij programi ushqimor është thelbësore të pini të paktën nëntë gota ujë në ditë, duke filluar që në mëngjes me ujë të limonadës. Është e mundur të zëvendësoni ujin me çaj bimor ose çaj jeshil të pangopur.

5.Kryeni aktivitet fizik për 30 minuta në ditë

Rëndësia e aktivitetit fizik është thelbësore për të përmirësuar mirëqenien metabolike; ecja e shpejtë, vrapimi dhe noti janë zgjedhjet ideale për të rritur përfitimet e kësaj diete, e cila megjithatë mbetet arkitekti kryesor i humbjes së peshës së trupit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat