E keni ditur gabim! Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni në mëngjes nëse s'doni të shëndosheni

Dieta

E keni ditur gabim! Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni në mëngjes nëse s'doni të shëndosheni

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 19:34
Ilustrim

Edhe nëse jeni në dietë, vakti i mëngjesit është shumë i rëndësishëm të konsumohet. Megjithatë ka disa ushqime që duhen shmangur, nëse nuk dëshironi të shtoni në peshë. Disa prej tyre mund t’i keni konsumuar gjithmonë për mëngjes, por po ju themi se nuk është një ide e mirë.

Cilat janë ushqimet që është më mirë t’i shmangni në mëngjes nëse jeni me dietë?

Buka

Për shumë prej nesh është e pakonceptueshme të hamë mëngjesin pa bukë, por ja që nuk duhet bërë. Sa më pak bukë në mëngjes aq më mirë bën për trupin.

Omëletë me vezë

Ajo është shumë e shijshme, por nuk mund të hani omëletë me vezë që në mëngjes, pasi është shumë e pasur me proteina dhe vitamina, por gjithashtu edhe më yndyrna, pasi gatuhet me vaj.

Drithërat

Drithërat me qumësht janë shumë të këshillueshme në mëngjes, por jo çdo lloj produkti. Shumë prej nesh mendojnë se po ushqehen shëndetshëm kur konsumojnë drithëra me fruta, çokollatë apo mjaltë. Jo, përzierja e tyre me sheqer do të ndikojë direkt në shtimin e peshës.

Lëng portokalli

Si fillim, kurrë mos tentoni të shtrydhni frutën, nëse keni mundësi ta hani ashtu siç është. Fruta është gjithnjë më e shëndetshme nëse konsumohet e gjallë.

Kos frutash

Kosi i frutave, përveç faktit që ka sasi të mëdha sheqeri, është thjesht një lloj ëmbëlsire e ftohtë, e cila nuk ju siguron se do të ndiheni të ngopur apo në formë gjatë gjithë ditës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat