Disa mënyra për shkrirje të dhjamit dhe shmangie të diabetit

Dieta

Disa mënyra për shkrirje të dhjamit dhe shmangie të diabetit

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Rastet me diabet të Tipit 2 janë duke u rritur në Britani.

Nga shumë ekspert kjo sëmundje llogaritet si e parandalueshme.

Me një dietë të duhur dhe me zgjedhje të duhura të të jetuarit, miliona njerëz mund t’i shmangin rreziqet e sëmundjeve të zemrës, verbërimin dhe amputimet, shkruan Mirror.

“Gjithçka është te vënia e qëllimeve reale të cilat përshtaten me mënyrën tuaj të të jetuarit”, ka thënë Natasha Marsland, këshilltare e lartë në shoqatën “Diabetes UK”.

“Gjërat e vogla e bëjnë dallimin”, është shprehur ajo.

Çfarë duhet të bëni?

Humbisni pesë përqind të peshës trupore.
Dilni në shëtitje për 10 minuta pas ushqimit.
Një mollë në ditë mban diabetin larg jush.
Fikeni televizorin pas dy orëve që e keni shikuar.
Shijoni një pije alkoolike në ditë – vetëm një.
Shmangini kafenë.
Flini mirë.
Ushtroni.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat